Gjykata lë në burg tre skafistët, dëshmia e shqiptarit: Më morën për...

Gjykata lë në burg tre skafistët, dëshmia e shqiptarit: Më morën për shkarkim, s’kam lidhje me 1.6 ton drogë

166
0
Shares

Gjykata e Pireut në Greqi ka dhënë masën e sigurisë për 3 nga 11 të arrestuarit nga operacioni anti-drogë në Greqi, ku u kap një gomone me 1,6 ton drogë e nisur nga Himara.
Gjykata ka lënë masën e sigurisë ‘Burg pa afat’ për 3 nga trafikantet, mes të cilëve një italian dhe dy shqiptarë. Sipas Prokurorisë së Pierut, italiani ishte organizator, por ai nuk ka pranuar akuzën.
“Kisha marrëveshje thjesht për drejtimin e skafeve Skipper nga Greqia ne Itali”, ka thënë italiani në seancën gjyqësorë.
Ndërkohë një nga shqiptaret ka thënë se nuk ka lidhje me drogën, pasi atij i kanë thënë për të shkarkuar disa gjëra nga skafi.
“Më thanë eja të shkarkosh disa gjera nga një skaf, nuk kam lidhje me drogën”, ka thënë ai. Por pavarësisht pretendimeve, gjykata ka lënë në burg 2 shqiptarët dhe italianin.
Gjykata e Pireut pritet të marrë nesër masën për një italian dhe dy shqiptarë të tjerë dhe të premten për pjesën e mbetur.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY