Tre prej të arrestuarve për gomonen me 1.6 ton drogë dalin para...

Tre prej të arrestuarve për gomonen me 1.6 ton drogë dalin para prokurorëve të Pireut, ja detajet…

105
0
Shares

Në Greqi, gomonia me 1.6 ton drogë e rrjetit shqiptaro-italian, prej të cilit ranë në pranga 11 persona, vazhdon të prodhojë lajme të bujshme. Mesditën e sotme janë dërguar në Prokurorinë e Pireut 3 nga të arrestuarit, midis tyre një italian, një bullgar dhe një shqiptar. Të arrestuarit po merren në pyetje nga prokurori dhe mësohet se ata kanë  mbajtur qëndrim mohues ndaj akuzave. Italiani 65 vjeçar konsiderohet në akt-akuzë si drejtuesi i këtij grupi. Ndërkohë bëhet me dije se nesër dhe pasnesër do të dërgohen në prokurori 8 të arrestuarit e tjerë. Mediat greke theksojnë se droga kishte si destinacion Turqinë dhe “bosi i madh” i lëndë narkotike është shqiptar me pseudonimin ‘Vito’ dhe jeton në një vilë në bregdet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY