VIDEO/ “Betejë kundër buxhetit mafioz të Edi Ramës”, Basha: Nuk e lejojmë...

VIDEO/ “Betejë kundër buxhetit mafioz të Edi Ramës”, Basha: Nuk e lejojmë rrënimin e ekonomisë

123
0
Shares

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, u mblodh paraditen e sotme për të diskutuar mbi qëndrimin që do të mbahet përballë mazhorancës në seancën e nesërme parlamentare ku do të votohet nen për nen buxheti për vitin 2018. Menjëherë pas përfundimit të kësaj mbledhje në një pornoncim për mediat, kryedemokrati Lulzim Basha u shpreh se PD ka depozituar 15 amendamente për buxhetin 2018.  Basha e cilësoi edhe njëherë buxhetin 2018 si projekt mafioz, që konkretizon bashkpëunimin e qeverisë më krimin, në mënyrë që t’i hapet rrugë pastrimit të parave të pista të kanabisit dhe paralajmëroi një betejë të ashpër politike në Kuvend. “Nesër Rama ka ndër mend të finalizojë buxhetin e parave të pista, të rrënimit të mëtejshëm të ekonomisë, shëndetësisë, të ndotjes së Shqipërisë me skemën e inceratorëve. Qëndrimi ynë ka mbetur i qartë kundër këtij projektbuxheti që është dhe duhet të jetë akti i fundit i kësaj qeverie dhe ne nuk duhet ta lëmë të zbatohet. Dita e nesërme në parlament synon që të bëhet transparenca dhe të japim kontributin për ndalimin e këtij projekti mafioz”, tha Basha. Ai gjithashtu shpjegoi disa prej amendamenteve kryesore të paraqitura nga PD, duke nënvizuar se qeveria po rreshtohet me oligarkët dhe bandat për të nënshtruar të varfërit dhe të pamundurit. “Amendamentet janë konkretizim i vizionit të PD për taksa të ulëta, për të mbështetur biznesin e vogël dhe të mesëm, për të fuqizuar ata që jetojnë me punë të ndershme dhe për të ndihmuar më të pamundurit. PD propozon taksën e sheshtë 9%, tvsh 15%, pragu për TVSH e biznesit të vogël 12 mln lekë në vit, heqja e taksës së qarkullimit që ul çmimin e karburantit me 200 lekë për litër, rritje e fondit për pagat dhe pensionet, që të mos jetë vendim vetëm elektoral si i PS, rritje e fondit për të përndjekurit, rritje e fondit për ndihmën sociale dhe arsimi në 5% të buxhetit. Ku gjenden paratë? Tek heqja e miliarda lekëve që jepen për ndërtimin e inceneratorëve dhe konçensioneve të skemave korruptive dhe pastrimit të parave të pista”, deklaroi Basha.

PD depozitoi 15 amendamente për buxhetin 2018. Amendamentet janë konkretizim i vizionit të PD për taksa të ulëta, për të mbështetur biznesin e vogël dhe të mesëm, për të fuqizuar ata që jetojnë me punë të ndershme dhe për të ndihmuar më të pamundurit. PD propozon taksën e sheshtë 9%, tvsh 15%, pragu për tvsh e biznesit të vogël 12 mln lekë në vit, heqja e taksës së qarkullimit që ul çmimin e karburantit me 200 lekë për litër, rritje e fondit për pagat dhe pensionet, që të mos jetë vendim vetëm elektoral si i PS, rritje e fondit për të përndjekurit, rritje e fondit për ndihmën sociale dhe arsimi në 5% të buxhetit. Ku gjenden paratë? Tek heqja e miliarda lekëve që jepen për ndërtimin e inceneratorëve dhe konçensioneve të skemave korruptive dhe pastrimit të parave të pista.

Publié par Lulzim Basha sur mercredi 29 novembre 2017

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY