Mediat greke: Bosi shqiptar me pseudonimin ‘Vito’ drejton bandën që nisi gomonen...

Mediat greke: Bosi shqiptar me pseudonimin ‘Vito’ drejton bandën që nisi gomonen me 1.6 tonë drogë drejt Turqisë

210
0
Shares

Mediat greke edhe ditën e sotme kanë vijuar me publikimin e detajeve të reja nga operacioni që u zhvillua për ndalimin e një gomone të nisur nga Himara, që transportonte 1.6 tonë drogë drejt Truqisë. Policia greke në këtë operacion të cilësuar historik arrestoi 11 persona gjithsej, mes tyre edhe 6 shqiptarë, por mediat greke flasin për ‘bosë’ të narkotrafikut nga Shqipëria, që drejtonin këtë grup kriminal. Në numrin e sotëm të gazetës “To Vima” theksohet se ky grup kriminal paguante 50-60 mijë euro për vendosjen e motorëve në gomone që të ishin gati për udhëtim, ndërsa disa prej gomoneve i deklaronin si të shkatërruara nga zjarri. Gjithashtu nënvizohet se grupi ishte i trajnuar për taktika që do t’i shpëtonin nga ndjekja në det. Gazeta greke shkruan ndër të tjera se anëtarët e këtij rrjeti të fuqishëm të narkotrafikut përdornin automjete me targa të huaja për të lëvizur brenda në qytet. “To Vima” zbulon për të parën herë pseudonimin e ‘bosit të madh’ shqiptar, i cili mban pseudonimin ‘Vito’ dhe është 31-vjeç, me shtetësi italiane dhe origjine shqiptare. Edhe televizioni “ANT1” ka publikuar disa detaje, duke nënvizuar se greku i arrestuar që kishte parking gomonesh është djalë polici, ndërsa nëna e tij shprehet se këtë gomone ai e mbajti tre muaj në parking thjesht në ruajtje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY