FOTO/ Zbulohet flamuri i propozuar nga Esat Pashë Toptani që mund të...

FOTO/ Zbulohet flamuri i propozuar nga Esat Pashë Toptani që mund të zëvendësonte flamurin e kuq me shqiponjë në 1915, ja si duket…

552
0
Shares

Shteti shqiptar mund të kishte sot një flamur shumë të ndryshëm nga ky aktuali që u ngrit nga Ismail Qemali në Vlorë. Në vitin 1915, Esat Pashë Toptani propozoi një tjetër flamurë për shtetin shqiptar dhe një shembull i tij është zbuluar nga studiuesi dhe historiani i njohur Marenglen Kasmi duke punuar në arkivat gjermane. Lajmin ai e bëri publik gjatë emisionit “Debat në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku. Flamuri nuk ka asnjë lidhje me atë që ngriti Ismail Qemali në 28 nëntor 1912, por më shumë ngjan me flamurin, turk të cilit i mungon vetën gjysmë hëna. Flamuri që Esat Pasha propozi ishte me një fushë të kuqe dhe një yll të bardhë me pesë cepa. “Isha duke kërkuar dokumente në arkivin e ministrisë së Jashtme të Gjermanisë të periudhës së Ëilhelm von Ëiedit. Befas pashë një zarf në të cilin ishin brenda një letër që Esat Pashë Totpani ia dërgonte në frëngjisht ministrit të Gjermanisë në Durrës ku i kërkonte qeverisë gjermane të njihte këtë flamur si flamurin zyrtar të Shqipërisë. U befasova nga kjo kërkesë dhe nga ky variant. Letra ishte palosur në katërsh dhe brenda ishte edhe flamuri në beze të kuqe”, tha studiuesi Kasmi. Esat Pashë Toptani ka qenë dy herë kryeministër në shtetin shqiptar dhe ai u vra në ditëlindjen e tij, më 13 qershor 1920 në Paris nga Avni Rustemi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY