DETAJE/ Shteti në alarm, Mbrojtja Civile: Përmbytjet fillojnë të enjten, më të...

DETAJE/ Shteti në alarm, Mbrojtja Civile: Përmbytjet fillojnë të enjten, më të rrezikuara janë Fieri dhe Vlora

336
0
Shares

Mbrojtja Civile Shqiptare ka dhënë alarmin për përmbytje të mundshme gjatë ditëve në vijim në disa zona të vendit. Ky institucion ka paralajmëruar për marrjen e masave emergjente për situata të pritshme të parashikuara nga IGJEUM dhe institucionet ndërkombëtare të monitorimit të përmbytjeve për Evropën. “Sipas Institutit të Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM), por edhe nga shërbimet meteorologjike që bashkëpunojnë me Emergjencat Civile, informohemi paraprakisht se moti në të gjithë territorin e vendit gjatë datës 30 Nëntor dhe 1 Dhjetor 2017, do jetë drejt përkeqësimit dhe priten reshje shiu me intesitet mesatar deri dhe me intesitet të lartë, të cilat mund të krijojnë “mundësinë” e përmbytjeve”, thuhet në kërkesën e MC. Përgjatë datave 30.11.2017 dhe 01 – 02.12.2017 priten reshje shumë intensive, pothuajse në të gjithë territorin, por edhe jashtë kufijve shtetërore në basenin e lumit Vjosa. Reshjet maksimale i kalojnë vlerat e 100 mm në 24 orë. Nga llogaritjet PARAPRAKE këto reshje priten të sjellin përmbytje në lumenjtë e mëdhenj, përveç vërshimeve të lumenjve të vegjël dhe përmbytjeve urbane në varësi të gjendjes së kanalizimeve në qytetet kryesore (Tiranë, Lezhë, Durrës, Korçë, Berat, Vlorë, Fier dhe Gjirokastër). Qarqet më të rrezikuara janë Fieri dhe Vlora. Ka mundësi të lartë për përmbytje në basenet e lumenjve Vjosa dhe Seman. Gjithashtu edhe lumi Shkumbin mund të shfaqë përmbytje përgjatë fundit të ditës së premte (dt. 01 Dhjetor 2017). Ky informacion është PARAPRAK nga IGJEUM, për arsye se llogaritjet po vazhdojnë dhe afati i këtij buletini është vetëm për 36 orët në vijim. Ky informacion do të përditësohet në momentin e përfundimit të llogaritjeve, POR jo më vonë se 2 ditë para ndodhjes së përmbytjes. Efektet e rëndësishme të përmbytjeve në pjesët fushore të qarqeve Vlorë dhe Fier do të ndodhin në pjesën e parë të ditës së Shtunë (dt. 02 Dhjetor 2017). Në pjesët e sipërme të këtyre baseneve në qarqet (Gjirokastër, Berat, Elbasan) përmbytjet mund të ndodhin përgjatë ditës së Premte (dt. 01 Dhjetor 2017). Për sa më sipër, Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile porosit në mënyrë të veçantë të gjithë prefektët e qarqeve përkatës, drejtuesit e bashkive, drejtuesit e institucioneve qendrore rajonale dhe vendore, për marrjen e masave urgjente për sigurimin e kushteve për jetën normale të komunitetit, të cilët duhet të kryejnë veprimet, si më poshtë:
– Të mbledhin urgjentisht Komisionin e Planifikimit dhe Përballimit të Emergjencave Civile (Shtabin e Emegjencave Civile) në rang qarku dhe bashkie duke dhënë detyra për çdo institucion që ka përgjegjësi për emergjencat civile, dhe këto të vënë në gatishmëri të gjitha kapacitetet njerëzore e teknike operacionale për të reaguar sipas situatës.
– Të kërkojnë menjëherë raport nga drejtuesit e Drejtorive Rajonale të ARRSH, Shëndetësisë, OSHEE-së, dhe gjithë institucioneve të tjera rajonale me varësi qëndrore, në lidhje me masat e marra për përballimin e situatës nga reshjet dhe përmbytjet.
– Të bashkëpunojnë me subjektet kontraktore dhe Drejtoritë e Rajoneve të ARRSH për mbajtjen e akseve rrugore të hapura për qarkullimin e mjeteve.
– Të kontaktojnë me drejtuesit e Policisë së Shtetit për monitorimin e akseve rrugore dhe për mbajtjen hapur të tyre për qarkullimin normal të mjeteve.
– Të sigurojnë në bashkëpunim me OSHEE mirëmbajtjen e linjave të furnizimit me energji elektrike të komunitetit dhe në mënyrë të veçantë të furnizimit të hidrovorëve, ujësjellësave të qyteteve dhe fshatrave.
– Të sigurojnë ujësjellësit dhe tubacionet e furnizimit të ujit të pijshëm, si dhe aksesorët e tyre (pjesë ndërrimi), për problemet që mund të shkaktohen nga përmbytjet.
– T`u krijohen mundësitë për veprim gjithë strukturave Operacionale të EC si: Policisë së Shtetit, Forcave të Armatosura, ARRSH, për të përmirësuar situatën.
– T`u kërkojnë Kompanive private, pavarësisht kontratave të punës, që të angazhohen në ndihmë të shtabeve te emergjencave civile në bashki e prefektura, kjo bazuar në Ligjin nr. 8756, ‘’Për Emergjencat Civile’’, për mirëmbajtje dhe mirëfunksionimin e akseve rrugore kombëtare dhe rurale.
– Të sigurojnë paraprakisht mjete transporti dhe pastrimi nga subjektet private apo individë për ti patur në gatishmëri për përballimin e çdo situate emergjente që mund të krijohet.
– T`u kërkojnë Drejtorive të bordeve të kullimit dhe strukturave të hidrovorëve, si dhe OSHEE, të fillojnë nga puna menjëherë për të minimizuar pasojat që mund të shkaktohen nga reshjet e dendura.
– Të marrin masa për njoftimin e komunitetit të tyre që t`i bindet lajmërimit të strukturave të pushtetit vendor dhe qendror për të shmangur qarkullimet e panevojshme, për minimizimin e lëvizjeve të shumta të popullatës dhe sidomos e fëmijëve të mitur të pa shoqëruar nga të rriturit, si dhe të japin ndihmesën e tyre ndaj këtyre strukturave, kjo sipas detyrimeve të parashikuara në Ligjin nr. 8756, ‘’Për Emergjencat Civile’’.
– Të mbajnë kontakte të vazhdueshme me Drejtorinë e Përgjithshme të Emergjencave Civile (DPEC).

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY