DETAJE/ Trafiku i 1.6 ton drogë, oficeri i policisë greke zbardh funksionimin...

DETAJE/ Trafiku i 1.6 ton drogë, oficeri i policisë greke zbardh funksionimin e rrjetit të trafikut dhe rolin e shqiptarëve

217
0
Shares

Detaje të reja bëhen me dije lidhur me ngarkesën prej 1.6 ton kanabis që vinte nga Shqipëria dhe u sekuestrua në Greqi dhe grupin që fshihej pas.
Ndër detajet e shumta që janë publikuar nga mediat helene spikat edhe dëshmia e njërit prej oficerëve të anti-drogës së Rojës Bregdetare, i cili zbulon mënyrën se si kanë arritur të zbulojnë grupin e rrezikshëm të trafikantëve. Në median online helene, “portcity.gr” është zbardhur edhe dëshmia zyrtare e oficerit grek që më poshtë publikohet e plotë:

“Jam oficer policie i anti-drogës së Rojës Bregdetare. Në fillim të gushtit 2017 më erdhi informacioni për këtë grup kriminal. Rezultoi se përdoruesi i numrit … S. K, banues ne Glifadha, biznesmen dhe përfaqësues i ligjshëm i kompanisë X birrari-restorant në Mykono.
Gjatë hetimit të çështjes rezultoi se autoritetet italiane sekuestruan 2261.50 kg cannabis sativa në një skaf të shpejtësisë së larte të quajtur TATAMITA, në 04. 08. 2017 në ujerat italiane e shoqëruar me arrestime. Ky skaf është i regjistruar në BEMS të rojës bregdetare në pronësi të kompanisë X në pronësi të S. K. (drejtues).
Kjo gomone në qershor 2017 ishte parë në rrugën Athinë – Korinth duke u transportuar me një mjet drejt një magazinë në zonës e Aspropirgos, me mbishkrimin ‘ΑΝΥΨΩΣΕΙΣ Γ… Α…’ në rrugën X. Më pas ajo është parë të transportohet nga porti i Killinit drejt parkingut të skafeve të Dh. L., në Amaliada, Ilia.
Sipas të dhënave, kjo gomone kishte pësuar defekt dhe pasi u rregullua midis 31/07/2017 dhe 01/08/2017, gomonia vazhdoi me trafikimin e drogës siç rezultoi me vone me sekuestrimin e 2261.50 kg kanabis në 04/08/2017 nga autoritetet italiane. Rezultoi se S. K., pasditen e 31/07/2017 u nis nga Athina dhe në mesnate arriti në Ilia, kohë gjatë së cilës nisi rruga e paligjshme e TATAMITA dhe menjëherë u kthye në Athinë të nesërmen në mëngjes.
Pas pak ditësh erdhi një avokat dhe tha që interesohet pronari për mjetin. Mjeti rezultoi sipas dokumenteve në pronësi të shtetasit S. K. Kjo gomone e cila ka vlerë të madhe monetare edhe sot është e sekuestruar, pasi pronari nuk ka ardhur ta marrë me dokumente ligjore. Skafi ‘ΜΠΙΑΝΚΑ’, e gjatë 9 metra, me dy motorë me fuqi të madhe, u gjet e braktisur për shkak të një defekti në mars 2015 në Karavostasi, Perdika të Gumenicës.
Brenda në mjet u gjetën dy shqiptarë; E. L., dhe G. G., të cilët nuk vërtetonin dot pronësinë dhe gomonia u sekuestrua. Gomonia ‘ΜΠΙΑΝΚΑ’ është e njëjtë me ‘ΣΙ ΦΑΙΤΕΡ ΟΥΑΝ’ për të cilën ishte deklaruar se u shkatërruar nga zjarri dhe është në pronësi të kompanisë së M. T. Gomonia ‘ΓΚΟΥΙΝΕΒΕΡΕ’ i përket të njëjtës kompani. Sipas të dhënave ajo ruhet në parkingun e shtetasit Dh. L., në Porto Rafti.
Në parkingun e Dh. L., fshihet dhe një gomone me tre motorë me fuqi të madhe që përdorët për trafik droge drejt Greqisë dhe Italisë. Përdorues i saj është shtetasi me inicialet S. K., që vepron nën urdhrat e shtetasve shqiptare.
Një tjetër gomone me të dhëna të paidentifikuara, me 4 motorë të fuqisë së lartë, ruhet në Kalivia, Thoriku, me emrin ‘Delfini’ në pronësi të shtetasit bullgar me inicialet S. Y. Kjo gomone fshihet ne një vend të ndërtuar enkas për të mos rënë në sy ndërsa mjetet e tjera janë të dukshme me sy. Urdhrat për kontrollin dhe kryerjen e shërbimeve në gomone jepen nga shtetas shqiptarë, të cilët kontrollojë grupin e trafikimit të drogës.
Gomonia me 4 dhe me 3 motorë përdoren nga grupi për trafik të paligjshëm dhe pjesëtarët e grupit sigurohen që ato të kenë servisin me të mirë me pjesët më të mira që të ecin shpejtë për t’i bërë ballë ndjekjes së policisë.
Gomonet dalin nga parkingu në Porto Rafti, në plazhin e Lagonisit natën vonë ose shpejt në mëngjes. Bëjnë xhiron e Peloponezit duke shmangun Isthmon e Korinthit për të mos rënë në sy, pastaj lëvizin në veri duke lundruar në Ion me destinacion përfundimtar Shqipërinë ku ngarkojnë drogën. Nisen prej andej me destinacion Turqinë, Italinë dhe Greqinë.
Gjate bisedave telefonike del roli i A. M., si zv/drejtues i grupit. Ne 24/11/2017 ora 05.30 nxirret gomonia e tipit FOST nga parkingu ne Porto Rafti dhe ne 6 hidhet ne det ne Agia Marina, Porto Rafti. Gomonia me 3 skafiste niset për drejtim te paditur. Zbulohet nga shërbimet tona në orën 03.15 te dates 25/11/2017 ne ngushticën Korfuz – Shqipëri me drejtim drejt Shqipërisë. Nisi ndjekja dhe u kap në veri te Keas. 3 drejtuesit u arrestuan dhe u sekuestruan 160 pako me 1586.7 kg drogë”, thuhet në dëshminë e policit të Rojës Bregdetare Greke.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY