FOTO GALERI/ Meta pritje për Ditën e Pavarësisë: Të konsolidohet demokracia, të...

FOTO GALERI/ Meta pritje për Ditën e Pavarësisë: Të konsolidohet demokracia, të përmirësohet qeverisja

115
0
Shares

Data e 28 Nëntorit është festa më përbashkuese për shqiptarët. Kështu deklaroi Presidenti Ilir Meta në pritjen e organizuar në Pallatin e Brigadave në Tiranë me rastin e 105 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.
Ndërsa e cilësoi pavarësinë si ditën më të lavdishme të kombit shqiptar, Meta theksoi se Gjergj Kastriot Skënderbeu dhe Ismail Qemali më shumë se kushdo tjetër kuptuan se ndasitë përcarëse mes shqiptarëve përbëjë rrezikun më të madh dhe fuqia qëndron te bashkimi.
“Pa unitet politik dhe gjithpërfshirje nuk mund të projektohen qëllimet madhore. Skënderbeu dhe Ismail Qemali arritën që tiparet e identitetit shqiptar ti vendosin në piedestalin e vlerave më të larta euriopiane.
Identiteti shqiptar është unik dhe i pandashëm nga qytetërimi Europian. Ata na mëshuan se shqiptarët i lidh gjithçka me Europën dhe asgjë nuk i ndan.
Skënderbeu dhe Ismail Qemali lartësuan imazhin e kombit. Ne sot përkujtojmë edhe çlirimin, përkulemi me nderim për dëshmorët që dhanë jetën për çlirimin e Shqipërisë”, tha Meta.
Në vijim, Presidenti vuri theksin në reflektimin për konsolidimin e demokracisë, përmirësimin e qeverisjes, zhvillimin e ekonomisë dhe anëtarësimin në BE.
“Ne do të punojmë që në 2018 të hapen negociatat dhe të garantohet e drejta e qytetarëve të Kosovës që të lëviznin të lirë në BE”, shtoi Presidenti.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY