FAKTE & DOKUMENTE/ Kush dhe si u zhduk dokumenti origjinal i Shpalljes...

FAKTE & DOKUMENTE/ Kush dhe si u zhduk dokumenti origjinal i Shpalljes së Pavarësisë

284
0
Shares
Nga Kastriot Dervishi
Kastriot Dervishi

Gjatë kohës së luftës, mendjendrituri Lef Nosi dy arka me dokumente të çmuara të historisë së Shqipërisë, përfshi edhe dokumentin e pavarësisë i vendosi në kasafortën e Bankës së Shqipërisë. Lefi i frikësoj dëmtimeve të mundshme që mund të sillte koha që po vinte. Megjithatë, për të zezën e Shqipërisë, komunistët erdhën në pushtet. Krejt pa përvojë në punët e shtetit, amatorë të rrezikshëm, shkatërruan një pjesë të madhe të arkivave, duke shkaktuar ndër të tjera edhe një katastrofë e një dëm të pariparueshëm në trashëgiminë historinë të vendit. Dy arkat e rëndësishme të Lefit, deri në vitin 1948 qëndruan në Bankë. Më pas u morën dhe u kontrolluan nga njerëzit më të papërshtatshëm për dokumente, oficerët e Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit, të cilët mendjen e kishin te “koha e gjermanit”, se Shqipëria tjetër as që ekzistonte për ta. Njëra nga arkat është gjetur e thyer sepse ishte kontrolluar për koleksione pullash. Në raportin përkatës, ndër të tjera thuhej:
“Mbasi u sollën në Drejtori, u fillua nga kontrolli i imët për të mundur gjetjen e dokumenteve të ndryshme si korrespondenca të regjencës me okupatorin nazist dhe organizatat antipopullore Balli e Legaliteti, të regjimeve fashiste, që të faktonim qëndrimin dhe punën e aparateve kuislinge, organizatave antipopullore e okupatorëve të ndryshëm kundër interesave të vendit e popullit tonë. Të tilla dokumente gjatë kontrollit nuk u gjetën”.
Dokumentet më të rëndësishme kishin të bënin me studimet e Lef Nosit, çështjen e kufijve të Shqipërisë, konferencën e ambasadorëve, Luftën e Parë Botërore, harta topografike të Shqipërisë, etj, etj. Po ashtu, sipas procesverbalit, në arkat gjendeshin edhe “dokumente mbi shpalljen e independencës dhe zgjedhjen e qeverisë së përkohshme më 1912”.
Është provuar ekzistenca e dokumentit brenda institucioneve shtetërore në vitin e festimeve të 50-vjetorit të pavarësisë. Më pas, kalon në një procedurë “dhurimi” aspak normale, por gjithsesi brenda Shqipërisë (rezervohem momentalisht për më shumë se kaq). Shtetit shqiptar si pasojë e mosvlerësimit fare të arkivave, i kanë humbur dokumente shumë të rëndësishme të jetës së tij. Sjellja e shtetit komunist ndaj Lef Nosit, dokumenteve dhe arkivistëve, nuk ndryshon fare edhe në ditët tona. Shteti jonë i propagandës i përngjan një altoparlanti të ndryshkur brenda, por të lyer me bojë të kuqe përsipër, i cili as që do ta njohë e ta shohë në çfarë katastrofe ndodhet rrjeti arkivor i vendit. Mjafton që të ngrejë komitete e autoritete kot më kot, por kurrë arkivat që i duhen një shteti. Mosadministrimi i dokumentit të pavarësisë është simbolika më e hidhur e gjendjes administrativo-arkivore të shtetit shqiptar. Sigurisht tashmë nuk çuditem fare, sepse kur marr vesh sesi humbin dokumente sot nga injoranca e mendjemadhësia, çfarë të them për atë kohë. Defektet vazhdojnë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY