Reagon kompania Call Center: Nuk e kemi mbyllur aktivitetin, lajmi i përhapur...

Reagon kompania Call Center: Nuk e kemi mbyllur aktivitetin, lajmi i përhapur është fake news

168
0
Shares

Një nga kompanitë më të mëdha italiane të shërbimeve Call Center, Facile.it, ka përgënjeshtruar lajmin e përhapur paraditen e sotme në media lidhur me mbylljen e një prej degëve që operon në Shqipëri.
Përmes një njoftimi publik, Facile.it bën me dije se nuk do mbyllë aktivitetin e saj në Shqipëri, përkundrazi vazhdon të punojë, të punësojë të rinjë dhe të nënvizojë rolin e saj kryesor dhe shembullor në këtë sektor.
Kompania bën me dije se lajmi i përhapur në media ditën e sotme është krejtësisht një fake news.
“Facile.it, kompania leader në Shqipëri në sektorin e telemarketingut, nuk mbyll aktivitetin e saj në Shqipëri përkundrazi, vazhdon të punojë, të punësojë të rinjë dhe të nënvizojë rolin e saj kryesor dhe shembullor në këtë sektor. Lajmi i përhapur është krejtësisht fake news”, citohet në njoftimin për mediat.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY