Call Center po ikin, kompania e madhe italiane mbyll degën në Shqipëri

Call Center po ikin, kompania e madhe italiane mbyll degën në Shqipëri

192
0
Shares

Gjigantja italiane e shërbimeve Call Center, Facile.it, ka mbyllur degën e saj në Shqipëri. Përmes një njoftimi të lëshuar më 31 tetor, kompania bën me dije se ka vendosur likuidimin e degës shqiptare, duke ftuar të gjithë kreditorët të paraqesin pretendimet e mundshme.
Sipas të dhënave zyrtare në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit, kjo kompani ushtron aktivitetin në Shqipëri që prej vitit 2012.
Facile.it është një prej kompanive lider në tregun italian të konsulencës në tregun e sigurimeve. Rreth 1.5 milionë italianë i drejtohen kësaj kompanie për të përzgjedhur policat më të përshtatshme të sigurimit.
Muajt e fundit janë shtuar kompanitë Call Center që kanë vendosur të mbyllin aktivitetin në Shqipëri. Në masë të madhe, ky fenomen i detyrohet ashpërsimit të ligjit Italian për kompanitë e shërbimeve Call Center, që ka qëllim kthimin e aktiviteteve të tyre në territorin Italian nga jashtë kufijve. Scan

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY