Kryetari i PD Lulzim Basha nga çadra e protestës, pasditen e sotme, ka ritheksuar nevojën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Basha u shpreh se ardhmja europiane e Shqipërisë do të varet nga protesta e opozitës të shtunë më 13 maj.
Kreu i demokratëve theksoi së më 13 maj do të ndodhë ndryshimi për zgjedhje të lira dhe të ndershme, dhe u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të marrin pjesë në këtë moment historik.
Ai u shpreh gjithashtu se më 13 maj, pushtetarët e republikës së vjetër do të dalin në pension.
Pjesë nga fjala e kryetarit të PD Lulzim Basha
Dita e shtunë është dita kur ne kurorëzojmë një lëvizje të madhe që nisi, vazhdon dhe do të vazhdojë deri në fitoren kauzës së gjedheve të lira e të ndershme. Kjo kauzë mposhti frikën, ky bashkim i dha kurajë qindra mijëra shqiptarëve të dëshpëruar.
Shpëtimi ishte dhe duhet të ishte në rrugën e bashkimit që ju i dhatë fytyrat, zërat dhe shpirtin tuaj.
Përballë shëmtisë së fytyrave kriminale, arrogancës së pushtetarëve të majmur, përballë trushpëlarjes së mediave të kapura rrezatoi fytyra e dëlirë europiane që i bashkon vlera më e shenjtë, liria e votës. Në asnjë cep të kontinentit evropian nuk luftohet aktualisht kaq fuqishëm për vlerat e Europës se në këtë shesh të lirisë.
Ju këto i dini shumë mirë, madje dhe më mirë se ndonjë evropian. Ndaj beteja jonë është beteja e drejtë për Shqipërinë, për lirinë dhe për Europën. Ndaj teksa marshojmë të sigurt drejt të vetmit destinacionit që është BE, ndjejmë mbi supet tona peshën e sfidës me të cilën nga përball historia.
Kukumjaçkat e Republikës së vjetër nuk na trembin, nuk n ndalin dot nga kauza europian e zgjedhe të lira e të ndershme.
Bashkouni me mua, me familjen time, ejani me zemrat e mbushura me besim tek e nesërmja që na pret. Ju po e ndërtoni ditë për ditë të nesërmen e Shqipërisë. Bashkë do të shembim çdo pengesë, do nxjerrim në pension pushtetarët e republikës së vjetër dhe do t’ia dorëzojmë Muzeut Kombëtar në pavijonin e turpit. Askush të mos mungojë në këtë moment të historisë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/