Në vend të një urimi për Ditën e Pavarësisë, ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka zgjedhur të postojë në rrjetet sociale një shënim domethënës të lidhur me kanabisin që tregon sipas tij se kjo është pavarësia më e përgjumur që kemi përkujtuar ndonjëherë. “Jo vetëm syri, edhe nami! Në çdo operacion policor anti-drogë në Europë kapen shqiptarë! Edhe te droga nga Afrika e Jugut që u kap në Europë, ishin 3 prej nesh! Kjo është damka më e rëndë që kemi marrë në këto vite! Zaten kur shtetin e drejton qeveria e drogës, shtetasit e saj kudo gjenden merren me drogë! Hashash e drogë gjithandej! Tashmë jemi edhe përdorues të saj! E përdorim më shumë se kushdo tjetër në Europë – thonë raportet! Kjo është pavarësia më e përgjumur që kemi përkujtuar ndonjëherë…”, shprehet Manjani.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/