Skenat e dhunës në Parlamentin e Maqedonisë, arrestohet ish-ministri i Brendshëm Mitko...

Skenat e dhunës në Parlamentin e Maqedonisë, arrestohet ish-ministri i Brendshëm Mitko Çavkov

92
0
Shares

Policia e Maqedonisë ka zbatuar mëngjesin e sotëm urdhërin e prerë të prokurorisë për të arrestuar ish-ministrin e Punëve të Brendshme dhe drejtorin e Byrosë për Sigurinë Publike, Mitko Çavkov. Ish-zyrtari i lartë maqedonas është arrestuar, pasi ka rezultuar fajtor për hetimin mbi dhunën e ushtruar në Kuvend më 27 prill, kur ai drejtonte shtabin operativ të MPB-së. Sipas “Tetova sot”, prej strukturave më të ulëta të MPB-së është theksuar se Çavkov për mëse dy orë nuk ka dhënë urdhër për veprimin e policisë, me çka e ka vënë në rrezik jetën e deputetëve dhe gazetarëve. Pritet që Çavkov të dërgohet para trupës së Gjykatës Penale për procedurë paraprake.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY