PAVARËSIA/ Sekretari amerikan Tillerson uron shqiptarët

PAVARËSIA/ Sekretari amerikan Tillerson uron shqiptarët

106
0
Shares

Sekretari i Shtetit Amerikan, Rex Tillerson ka uruar popullin e Shqipërisë me rastin e 105 –vjetorit të Pavarësisë.
Në një telegram urimi, Tillerson vlerëson bashkëpunimin me Shqipërinë, duke e cilësuar aleat të çmuar. Gjithashtu sekretari Tillerson përgëzon qeverinë shqiptare për përpjekjet për të zbatuar reformat kryesore përfshirë reformën gjyqësore, luftën kundër korrupsionit publik dhe luftën kundër krimit të organizuar.
“Shqipëria është mike dhe aleate e çmuar dhe Shtetet e Bashkuara presin përparimin tuaj të pandalur drejt integrimit më të madh euroatlantik dhe anëtarësimit në BE,” shkruan Tillerson.
Më tej në urimin e Sekretarit të Shtetit thuhet se,“Ne e vlerësojmë thellë ndihmesën e Shqipërisë në NATO dhe në Koalicionin për Mposhtjen e ISIS-it si dhe nxitjen e stabilitetit rajonal nga ana juaj. Ne përgëzojmë Qeverinë e Shqipërisë për përpjekjet e saj të vazhdueshme për të zbatuar reformat e rëndësishme, përfshirë reformën e gjyqësorit, luftën kundër korrupsionit të zyrtarëve publikë dhe luftën kundër krimit të organizuar. Këto janë hapa të rëndësishëm për të siguruar një të ardhme më të sigurt dhe më të begatë për njerëzit tuaj”.
“Urime për popullin e Shqipërisë në ditën tuaj kombëtare”, mbyll urimin Tillerson.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY