Festat e fundvitit, ja nga sa lekë shpërblim do të marrin 650...

Festat e fundvitit, ja nga sa lekë shpërblim do të marrin 650 mijë pensionistët

1109
0
Shares

Në buxhet janë veçuar tashmë paratë dhe pritet vetëm vendimi i Këshillit të Ministrave për të përcaktuar se si do të jetë këtë vit Paketa e Solidaritetit.
Bëhet fjalë për shpërblimet e fundvitit, që do të marrin rreth 650 mijë pensionistë. Për këta të fundit, fondi i ndarë veç në buxhetin e këtij viti është rreth 18 milionë USD.
“Rritet me 1.8 miliardë lekë kontributi nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, si rrjedhojë e performancës së lartë në mbledhjen e tyre gjatë periudhës janar-shtator 2017.
Kjo rritje shkon tërësisht për bonusin e pensionistëve, me një efekt neutral për buxhetin e shtetit”.
Këto fjali, të shkëputur nga relacioni për ndryshimin e buxhetit të këtij viti, qartëson se paratë në buxhet janë dhe do të shpërndahen për festat e fundvitit. Shpërblimi i pensionistëve ka qenë një politikë konstante e të gjitha qeverive.
Ajo ka ndryshuar në varësi të situatës së buxhetit, por përgjithësisht janë gjetur paratë për të ndarë një shpërblim për pensionistët. Problemi i qeverisë është se krahas pensionistëve, do të duhet të shpërblejë edhe familjet në nevojë apo ata që marrin pagesa papunësie, si dhe disa shtresa të tjera vulnerabël. Për pensionistët, fondi i vënë në dispozicion, pret vetëm firmën e qeverisë për t’u shpërndarë. Përgjithësisht, paratë e “festave” janë ndarë në mënyrë të barabartë për të gjithë pensionistët.
Por shuma e kaluar në buxhet këtë vit, bën që shpërblimi të jetë mesatarisht 2700 lekë. Parashikohet që kjo shumë të subvencionohet nga buxheti, në mënyrë që pensionistët të marrin 3 mijë lekë shpërblim për festat. Vendimi i qeverisë do të përcaktojë kategoritë e pensionistëve që do të marrin shpërblim.
E sigurt është që shpërblimi do të ndahet brenda dhjetorit. Zakonisht, qeveria e merr vendimin në mes të muajit dhjetor pasi të rakordohen shumat në buxhetin e shtetit.
Datat e shpërndarjes caktohen me një udhëzim të ISSH dhe çdo pensionist, krahas pensionit mujor, do të marrë edhe shtesën prej 3 mijë lekësh. Sidoqoftë, edhe në rast se pensionistët për ndonjë arsye nuk e tërheqin shpërblimin brenda muajit dhjetor 2017, e drejta për ta marrë kalon edhe muajin tjetër, pra në janar 2018.
Grafiku, për shkak të traditës së këtij vendimi, është gati. Institucionet presin vetëm vendimin e qeverisë dhe kalimin e fondeve, për të bërë të mundur ndarjen e parave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY