VIDEO/ Ja pamjet e dështimit të “Vjeshtë 2017” – Makinat e sekuestruara...

VIDEO/ Ja pamjet e dështimit të “Vjeshtë 2017” – Makinat e sekuestruara i kthehen pronarit

397
0
Shares
Foto Ilustruese

Operacionet policore “Forca e Ligjit” dhe “Vjeshtë 2017”, kanë qenë të suksesshëm vetëm në statistika, pasi realitetit tregon të kundërtën.
Duket se operacionet policore “Forca e Ligjit” dhe “Vjeshtë 2017” të lançuara me pompozitet nga Ministria e Brendshme, kanë qenë të suksesshme vetëm në statistikat e policisë, pasi në realitet nuk ka rezultuar i tillë.
ABC News ka rritur të sigurojë një video kundër asaj të policisë, e cila njoftonte në muajin shtator se kishte arritur të sekuestronte 4 automjete të blinduara në Tiranës, ku dyshohej se në to qarkullonin elemente kriminale.
Por hetimet u nisën e u mbyllën nga prokuroria e kryeqytetit, duke i kthyer automjetet e blinduar pronarit të tyre.
Ky është moment kur makinat dalin nga pikat e bllokimit në zonën e Arbanës.
Më pas, siç shikohet edhe nga videoja, të njëjtat automjete lëvizin si eskortë edhe në qendër të Tiranës.
Ky nuk është rasti i parë që operacionet policore më tepër zhvillohen për të kapur ekranet televizive se sa për të goditur krimin e organizuar, siç është edhe qëllimi i ngritjes së tyre. E njëjta gjë ka ndodhur edhe dy aksionet “Forca e Ligjit” të zhvilluar në Fier e Shkodër. Fillimisht u kap një person me 100 gramë kanabis dhe gjatë kontrollin në automjet u gjet edhe një armë zjarri. Ndërsa në Shkodër u prangos si kryesor një tutor prostitutash, pasi në hotelin e tij u gjet një ambient i përshtatshëm për aktivitet kriminal. ABCNews.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY