Moti i keq, trageti Vlorë – Brindizi problem me ankorimin

Moti i keq, trageti Vlorë – Brindizi problem me ankorimin

159
0
Shares

Moti i keq që ka përfshirë gjirin e Vlorës ka shkaktuar probleme në imbarkimin e pasagjerëve në tragetin e linjës Vlorë-Brindizi.
Trageti për shkak të motit të keq ka imbarkuar rreth mesditës rreth 300 pasagjerë, por më pas për shkak të rrezikut nga moti i keq është detyruar të dalë në radë bashkë me ta deri në qetësimin e situatës.
Ndërkohë udhëtarë të tjerë që kanë prerë biletat për të udhëtuar drejt Italisë presin në terminal për qetësimin e situatës dhe rikthimin e tragetit për imparkim.
Por burime nga kapiteneria e Vlorës, thonë që era dhe dallgët e forta do të vijojnë edhe për disa orë në vijim.
Në normalizim të situatës pritet që trageti do rikthehet në terminal për të imbarkuar të gjithë pasagjerët dhe do të niset drejt Brindizit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY