Basha i përgjigjet letrës së komisionerit Hahn

Basha i përgjigjet letrës së komisionerit Hahn

100
0
Shares

Pas letrës publike të Johannes Hahn për bojkotin e zgjedhjeve, kryetari i PD Lulzim Basha i ka kthyer përgjigje eurokomisionerit.
Gjatë fjalës së tij pasditen e sotme nga çadra e protestës, Basha theksoi se momentalisht në asnjë vend të Europës nuk protestohet me kaq ngulm sa në Shqipëri për të mbrojtur të drejtën e votës.
“Në asnjë cep të kontinentit europian nuk luftohet kaq fuqishëm për vlerat e Europës se në këtë shesh të lirisë. Europa e vlerave është Europa e zgjedhjeve të lira. Pa to nuk kishte për të pasur kurrë Europë.
Europa e vlerave është Europa e shtetit ligjor që nuk ndëshkon të pafajshmin dhe nuk ngre në pushtet kriminelin. Europa e vlerave është Europa e demokracisë së vërtetë, jo me votime moniste. E ç’t’jua them unë juve këto, ju i dini këto shumë mirë, madje më mirë se ndonjë europian”, u shpreh Lulzim Basha duke shigjetuar eurokomisionerin Hahn.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY