Basha: Ja hapi i parë për të ndaluar Ramën të zhytet edhe...

Basha: Ja hapi i parë për të ndaluar Ramën të zhytet edhe më thellë në krim

142
0
Shares

“Edi Rama do vazhdojë të zhytet edhe më thellë në krim çdo ditë e më shumë që ai do të jetë në pushtet. Prandaj krijimi i një qeverie antimafia që i hap rrugë një reforme të mirëfilltë zgjedhore është hap i parë dhe i domosdoshëm për kthimin e legjitimitetit të zgjedhjeve dhe fillimin e pastrimit të politikës nga krimi”.
Kështu është shprehur midis të tjerave kreu i PD-së Lulzim Basha, në një reagim të tij, në rrjetet sociale.

Reagimi i plotë i Lulzim Bashës në “Facebook”
Në Shqipëri votat janë blerë në mënyrë masive. Një studim i financuar nga BE ka zbuluar se mbi 20 për qind të votuesve u është ofruar para ose favore në shkëmbim të votës. Numri i vërtetë është edhe më i madh, po të kihet parasysh se shumë persona zgjedhin të mos e tregojnë këtë të vërtetë.
Studimi është një tjetër tregues i blerjes masive të votave nga Edi Rama me anë të parave të drogës dhe të krimit.
Një pushtet që merret me krim, mund të mbahet vetëm me më shumë krim. Prandaj qeveria Rama u kthye gradualisht në një organizatë kriminale të përfshirë direkt në mbështetjen e trafikimit të drogës, në pastrimin e parave të drogës me anë të PPP-ve, në zhvillimin e një industrie mafioze të plehrave dhe aktivitete të ngjashme.
Në të njëjtën mënyrë, Edi Rama do vazhdojë të zhytet edhe më thellë në krim çdo ditë e më shumë që ai do të jetë në pushtet. Prandaj krijimi i një qeverie antimafia që i hap rrugë një reforme të mirëfilltë zgjedhore është hap i parë dhe i domosdoshëm për kthimin e legjitimitetit të zgjedhjeve dhe fillimin e pastrimit të politikës nga krimi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY