52 vjeçarin nga Durrësi e gjen belaja nga dhëndri që i dhunonte...

52 vjeçarin nga Durrësi e gjen belaja nga dhëndri që i dhunonte vajzën, kërkon urdhër mbrojtje

122
0
Shares

Policia e Durrësit bën me dije se një 52-vjeçar me iniciale A.SH. ka kërkuar urdhër mbrojtjeje nga dhëndri i tij, 32-vjeçar me inicialet A. S.. Sipas policisë ata kishin mosmarrëveshje e konflikte me njëri-tjetrin, pasi dhëndri i keqtrajtonte në mënyrë të vazhdueshme të bijën dhe së fundmi kanë pasur një përplasje midis tyre. Për këtë shkak 52 vjeçari ka shkuar te banesa e tij për të diskutuar dhe sheshuar gjendjen, por ka rënë edhe vetë pre e dhunës së të riut. Dhëndri, 32-vjeçari A.S., nuk e ka pranuar që vjehrri të shkonte për vizitë në shtëpinë e tij duke qenë se mes tyre nuk kishte komunikim të mirë dhe për këtë arsye i ka kërkuar që të largohet. Mes tyre ka nisur një debat akoma edhe më i fortë, derisa 32-vjeçari e ka dhunuar fizikisht atë dhe e ka kërcënuar që të largohej menjëherë nga banesa e tij. Pasi dhëndri e ka nxjerrë me dhunë nga shtëpia, edhe vajza e tij, për të shmangur përshkallëzimin e mosmarrëveshjes, i ka kërkuar të atit që të largohej. Pas ngjarjes, 52-vjeçari i është drejtuar Policisë duke e kallëzuar për dhunë dhe njëkohësisht ka kërkuar urdhër mbrojtjeje. Policia e Durrësit bën me dije se ndaj 32- vjeçarit A.S., ka nisur hetim për akuzën “Shtrëngimi ose pengimi për të bashkëjetuar ose për të zgjidhur martesë”, dhe çështja i ka kaluar Prokurorisë Durrës, raporton “Panorama”. “Më datë 23.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin A.S, 32 vjeç, pasi dyshohet se në banesën e tij ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj shtetasit A.Sh, vjeç 52”, bën me dije Policia. Ndërsa për 52- vjeçarin, mësohet se është plotësuar kërkesëpadia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY