Raporti i BE/ Berisha bën thirrje për revolucion popullor: Të përmbysim klikën...

Raporti i BE/ Berisha bën thirrje për revolucion popullor: Të përmbysim klikën që asgjësoi votën e lirë

153
0
Shares

Paraditen e sotme u publikua në media një studim i BE-së që theksonte se 20% të votuesve shqiptarë iu janë ofruar para në shkëmbim të votës së tyre. Lidhur me rezultatin shqetësues të studimit ka reaguar ish-kryeministri Sali Berisha në një postim në Facebook. Berisha shprehet se studimi provon vdekjen e demokracisë në Shqipëri. Ai gjithashtu i bën thirrje shqiptarëve që me revolucion të rrëzojnë qeverinë që vodhi votat.

Postimi i Sali Berishës: “Nje studim qe ben thirrje per revolucion! BE: “20% të votuesve në Shqipëri iu ofrua blerja e votës, mjaftueshëm për të ndryshuar rezultatin” Te dashur miq, nje studim i Bashkimit Europian ka gjetur se ne Shqiperi 20% e votueseve moren oferte per blerjen e votes. Kjo shifer eshte e mjaftueshme per te permbysur çdo rezultat, thote studimi. Ky studim deshmon se ne Shqiperi demokracia ka vdekur, zemra e saj, vota e lire ka ndaluar se rrahuri. Ky studim eshte nje thirrje, eshte nje kushtrim per mbare shqiptaret te ngrihen me guxim dhe vendosmeri ne nje revolucion demokratik per te permbysur kete klike qe asgjesoi ne Shqiperi voten e lire! Sb.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY