FOTO/ Supergomonia me 1.6 ton kanabis e kapur në Greqi, dy skafistët...

FOTO/ Supergomonia me 1.6 ton kanabis e kapur në Greqi, dy skafistët shqiptarë janë nga qyteti i…

224
0
Shares

Forcat Ushtarake greke në bashkëpunim me FRONTEX arritën të ndalnin në orët e para të së djelës pas një ndjekje 48 orëshe në det, një supergomone me 1.6 ton kanabis në bord, që ishte nisur nga Himara. Për Greqinë ky është një operacion historik dhe Roja bregdetare greke e ka shënuar në regjistrat e saj si një nga operacionet më të suksesshme antikanabis. Atyre iu desh që të përballeshin me shkëmbime zjarrri me skafistët shqiptarë. Sot janë zbardhur edhe detaje të reja nga ky operacion. Mësohet se dy skafistët që ishin në gomone, njëri prej të cilëve mbeti i plagosur rëndë, janë nga qyteti i Sarandës. Ngjarja u shënua mes ishujve Makronisos dhe Kea, ku trafikantët që ndodheshin në një gomone me tre motorë të fuqishëm u detyruan që të ndalonin pasi u qëlluan me armë. Ndërsa transportoheshin të prangosur drejt postës së policisë tre skafistët, dy prej të cilëve shqiptarë dhe një italian, në Athinë po për këtë çështje u zhvillua një tjetër operacion që çoi në arrestimin e tetë të tjerëve, katër shqiptarë, dy bullgarë, një italian dhe një grek. Ata dyshohet se janë pjesë e një rrjeti të strukturuar trafikut të narkotikëve dhe prej disa kohësh ishin nën survejimin e policisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY