Aksi Sarandë-Çuko përgjaket nga përplasja e Benz-it me motorin, dy të plagosur...

Aksi Sarandë-Çuko përgjaket nga përplasja e Benz-it me motorin, dy të plagosur në spital

113
0
Shares
Foto ilustruese

Rruga Sarandë-Çuko është gdhirë e përgjakur gjatë mëngjesit të sotëm, pas një aksidenti me dy të plagosur. Dy persona që udhëtonin me një motor janë përplasur nga një Benz dhe janë transportuar drejt spitalit të Sarandës për të marrë ndihmën mjekësore.
Njoftimi i policisë:
Më datë 27.11.2017, Salla Operative Sarandë është njoftuar se në aksin rrugor Sarandë-Çukë në vendin e quajtur “Oazi, ka ndodhur aksident rrugor. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe nga verifikimi paraprak ka rezultuar se mjeti tip ”Benz ML”, ka përplasur një mjet motorr tip ”Lifan” të drejtuar prej shtetasit E.H.. Për pasoje kanë mbetur të dëmtuar shtetasit K.M., 24 vjeç, banues ne Delvinë (pasagjer në mjetin motorr) dhe vete drejtuesi i mjetit motorr shtetasi E.H., 31 vjeç, banues në Metoq, Sarandë, të cilët po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore në Spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën. Në Komisariatin e Policisë Sarandë, Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit Benz, shtetasin R.R., 18 vjeç, për të vijuar me veprimet e mëtejshme hetimore.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY