Audi-t të tiransit iu vu zjarri qëllimisht në Vlorë, policia heton konflikte...

Audi-t të tiransit iu vu zjarri qëllimisht në Vlorë, policia heton konflikte të mundshme të kunatit të tij

130
0
Shares

Mbrëmjen e së shtunës në Vlorë është djegur një “Audi” në pronësi të një ndërtuesi në Tiranë, por që prej disa ditësh e kishte lënë në përdorim të kunatit të tij që në profesion ishte inxhinier ndërtimi, por menaxhonte edhe një lokal në zonën e Lungomares. Sipas të dhënave, “Audi”, me targa AA 163 RX, ishte në pronësi të shtetasit G. Rukaj, banues në Tiranë. “Më datë 26.11.2017, rreth orës 01:45, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonatë se në lagjen ‘Uji i Ftohtë’, ka marrë flakë një mjet. Policia dhe shërbimi zjarrfikës kanë shkuar pranë vendit të ngjarjes ku kanë bërë të mundur edhe shuarjen e flakëve. Nga verifikimi paraprak ka rezultuar se mjeti tip ‘Audi’ është në pronësi të shtetasit G.R., banues në Tiranë, por ia ka lënë në ruajtje dhe e mban në përdorim kunati i tij, shtetasi J.M., 25 vjeç, banues në Vlorë”, bëri të ditur Policia. Nga hetimi paraprak, dyshohet se ngjarja është e qëllimshme, pasi në pjesën e përparme të mjetit janë gjetur gjurmë lëndë djegëse (benzinë). Nga flakët automjeti është djegur në pjesën e përparme, po edhe në brendësi të tij. Sipas Policisë, 25-vjeçari Julian Malaj ka pohuar për grupin e hetimit se ai e kishte parkuar edhe herë të tjera në të njëjtin vend mjetin. Paraprakisht dyshohet se ngjarja të ketë lidhje me pronarin e “Audi”-t në Tiranë, shkruan “Panorama”. Por nuk ka të dhëna nëse ai ka precedentë apo konflikte. Gjithashtu, blutë nuk përjashtojnë as dyshimin që zjarrvënia të ketë lidhje me personin që e kishte në përdorim. Ky i fundit ka mohuar të ketë konflikte me persona të tjerë, gjithsesi Policia dyshon për shkak të konkurrencës apo edhe ndonjë konflikt të mundshëm të 25-vjeçarit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY