PD: Çështja “Tahiri” dëshmon kriminalizimin e qeverisë, ja lidhjet me kriminelët që...

PD: Çështja “Tahiri” dëshmon kriminalizimin e qeverisë, ja lidhjet me kriminelët që pengojnë Ramën të shesë ish-ministrin e Brendshëm

160
0
Shares

Lidhja e qverisë me krimin ka qenë në qendër të akuzave që deputeti demokrat Ervin Salianji nisi në drejtim të kryeministrit Edi Rama gjatë një deklarate për shtyp nga selia blu. Saliannji thekson se provat e ndërkombëtarëve po vërtetojnë se kryeministri punoi për ngritjen e një strukture kriminale. Deputeti demokrat është ndalur gjatë tek çështja Tahiri-Habilaj dhe nënvizoi se kryeministri nuk e lëshon ish-ministrin e tij të Brendshëm, pasi është i implikuar edhe vetë në biznesnin e narkotrafikut.
Deklarata e Ervin Salianjit:
Hetimet e prokurorisë shqiptare, hetimet e prokurorisë së Katanias dhe fakte të reja që po zbulohen përditë nga partnerët ndërkombëtarë po zbulojnë të vërtetën tronditëse se qeverisja e Edi Ramës është një qeverisje e kriminalizuar në çdo nivel, në çdo hallkë dhe çdo veprim. Nuk kemi të bëjmë me raste të shkëputura, nuk kemi të bëjmë me individë të shkëputur, por me një sistem të strukturuar kriminal. Mbi të gjitha, Edi Rama, Saimir Tahiri dhe të gjithë drejtuesit kryesorë të policisë së shtetit kanë vepruar si një strukturë kriminale në shërbim të veprimtarive të krimit të organzuar, nga i cili kanë përfituar para dhe vota. Në mënyrë të vecantë, i gjithë aktiviteti i Saimir Tahirit në krye të Ministrisë së Brendshme ka qenë në funksion të menaxhimit dhe koordinimit të grupeve kriminale të trafikimit të drogës. Saimir Tahiri u ka dhënë grupeve të trafikimit të drogës mbrojtje direkte fizike me policë në të gjitha hallkat e transportit të drogës nëpër territorin e Shqipërisë. Saimir Tahiri në bashkëpunim me qeveritarë të tjerë kanë dëmtuar apo ka nxjerrë jashtë funksionimit infrastukturën e mbikqyrjes dhe kontrollit të kufijve dhe hapësirës ajrore e detare të vendit, duke filluar që nga sistemet e radarëve tek sistemet e skanimit dhe kontrollit elektronik të kufijve. Saimir Tahiri u ka përcjellë kriminelëve informacione mbi hetimet dhe operacionet e policive dhe forcave të sigurisë të vendeve të tjera; Saimir Tahiri ka dhënë makinën e vet, skafin e vet, madje është ofruar edhe vetë në disa here për të garantuar me imunitetin parlamentar dhe diplomatik mos prekjen e trafikantëve. Ky aktivitet i Saimir Tahirit ka qenë i njohur dhe i mbështetur diekt apo indirekt në mënyrë aktive apo pasive nga drejtuesit më të lartë të qeverisë, nga ministra të tjerë të qeverisë, zëvendës ministra, drejtorë të përgjithshëm dhe punonjës shtetërore të të gjitha niveleve. Kjo është arsyeja që Edi Rama nuk e lëshon as Saimir Tahirin as drejtuesit në kërkim të policisë së shtetit. Kjo është arsyeja pse Edi Rama po përpiqet ta shpëtojë këtë mekanizëm kriminal përmes kapjes së drejtësisë, sulmeve ndaj opozitës dhe përmes propagandës dhe manipulimit të opinionit publik.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY