EMRAT/ Shkatërrohet organizata italo-shqiptare e kokainës, arrestohet edhe një ish-futbollist

EMRAT/ Shkatërrohet organizata italo-shqiptare e kokainës, arrestohet edhe një ish-futbollist

257
0
Shares

Policia italiane ka shkatërruar një organizatë italo-shqiptare që merrej me trafikun e kokainës dhe ka vendosur në pranga disa persona, mes të cilëve edhe një ish-futbollist. Operacioni policor është zhvilluar në zonën e Trevisos dhe mediat italiane shkruajnë se organizata drejtohej nga shqiptari Selim Osmani, 50-vjeçari që njihej si një punëtor i thjeshtë. Osmani kishte marrë me qira një ambient në një zonë të njohur si ‘Colle Umberto’ dhe e kishte kthyer në një magazinë droge. Gjithashtu është arrestuar edhe një njohje e vjetër e zonës, një ish-futbollist dhe ish-trajner, i cili duke pasur njohje në botën e sportit shiste drogën. 47 vjeçari Giuliano Camporese nga Vittorio Veneto, ka drejtuar klubin Castelfranco dhe mësohet se shiste drogë për lojtarët e serisë B dhe C. Hetimet në lidhje me këtë organizatë droge mësohet se kishin nisur që prej 1 viti e gjysëm, duke vënë në qendër të hetimit organizatën italo-shqiptare, ku koka ishte Selim Osmani dhe njohjet i kishte ish-futbollisti Camporese. Bashkë me ta janë arrestuar edhe Ermir Kola e Klaudio Koka, ndërsa në kërkim janë edhe dy vëllezërit e Osmanit, Floriani dhe Shkëlzeni, 26 dhe 36 vjeç. Policia italiane e Trevisos thotë se është duke hetuar edhe për disa lidhje të kësaj organizate me prostitucionin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY