ARTAN FUGA/Krim ose krize: paradoks i pazgjidhur

ARTAN FUGA/Krim ose krize: paradoks i pazgjidhur

136
0
Shares

Krim ose krize: paradoks i pazgjidhur.

Shqiperia prej tridhjet vjetesh eshte mberthyer ne nje paradoks fatal:

Krize ekonomike ose ekonomi e paligjshme, e zeze, kriminale.

Piramida financiare, trafiqe karburantesh, armesh, prostitutash, kanabis e njejta gje me emra te ndryshme.

Kush lufton kriminalizimin e ekonomise e fut ate ne krize, kush do te shmangi krizen, sjell kriminalizimin ekonomine.

Kjo eshte drama.

Ketej dilet vetem me nje reforme rrenjesore te ekonomise, shtetit, politikes.

Por kush ta beje se!

Krimi dhe kriza pengon reformat dhe i ben ato te lindin te vdekura!

Keshtu drejtesia dhe ekonomia shqiptare luftojne njera tjetren. Ekonomia prodhon lende per drejtesine dhe drejtesia po u aplikua fut ne krize ekonomine.

Pasi korrem suksese ne korrje shijen e kanabisit, po korrim suksese duke ndermarre aksione mediatiko-policore ndaj atyre po e eksportojne ate!

Prodhimi kombetar po hyn ne lufte me eksportin.

Ekonomia kombetare ne te zeze po i jep mundesi policise te jete e suksesshme!

Nuk po dîme kur te gezohemi dhe kur te hidherohemi: t’u gezohemi te ardhurave nga kanabisi, apo t’u hidherohemi? Apo t’u gezohemi aksioneve te policise kunder trafikanteve?

Apo te gezohemi per kanabisimin dhe pastaj te gezohemi po ashtu per sukseset ne luften kunder tij?

Kemi hyre ne paradoks. Çfare n’a ka gjetur !

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY