INTERVISTA/Kukan tregon se per çfare po pret Brukseli

INTERVISTA/Kukan tregon se per çfare po pret Brukseli

146
0
Shares

Në një intervistë ekskluzive për ABC News, raportuesi në hije për Shqipërinë, Eduard Kukan ka deklaruar, se institucionet europiane po përdorin një retorikë shumë pozitive, konstruktive dhe të bukur për anëtarêsimin e vendeve të Ballkanit, por kjo duhet vijuar me rezultate konkrete, se përndryshe do t’i kthehet si bumerang BE-së. Për Kukan, Shqipëria ka ende kohë dëri në prill për rezultate konkrete për të hapur negociatat e anëtarësimit vitin e ardhshëm dhe nuk duhet t’a prishë këtë moment.

Një nga fjalimet e mbajtura nga deputetë të opozitës shqiptare gjatë këtij takimi është që Bashkimi Europian nuk i thotë gjërat siç janë në Shqipëri apo vende të tjera të rajonit. Ka shumë fjali të pompuara, me shumë fjalë përgëzuese dhe progres, që nuk i korrespondojnë realitetit. Nuk bëhet fjalë më shumë për Parlamentin Europian, sesa për Komisionin Europian, apo përfaqësuesen e lartë e BE-së. C’mendoni për këtë ? E pranoni këtë kritikë ?

Eduard Kukan, eurodeputet: Nuk do flas në emër të Komisionit dhe përfaqësueses së lartë, që është shumë kompetente dhe shumë punëtore dhe që po jep maksimumin që t’a nxisë proçesin e progresit të integrimit përpara. E njëjtja gjë vlen për Christian Danielsson që ishte prezent dhe mbajti një fjalim edhe ditën e dytë. Nuk besoj, se do ishte e ndershme të thuhej kjo, por jam dakort me faktin që aktualisht të gjitha institucionet europiane janë shumë aktive për të promovuar vendet e Ballkanit dhe proçesin e integrimit. Eshtë e vërtetë që kjo po bëhet intensivisht dhe po përdoret një retorikë shumë pozitive, konstruktive dhe e bukur. Por ama duhet të ketë një vijueshmëri konkrete nga vendet e Ballkanit ndaj kësaj retorike të bukur, përndryshe kjo do të kthehet si bumerang për ne. Ne jemi të ndërgjegjshëm që situata e re perceptohet shumë mirë në vendet e rajonit.Tani po flasim për datat e anëtarësimit, gjë që ishte e pamendueshme disa vite më parë. Tani po flasim për 2025. Komisioneri Hahn tha në Shqipëri, që nëse vendet e rajonit duhan të anëtarësohen në 2025, atëherë ato duhet të mbarojnë negociatat e anëtarësimit në 2023-shin, pasi proçesi i ratifikimit të 27 shteteve anëtare merr dy vjet. Pra, ne po hyjmë në një fazë fare te re.

Por kjo nuk është realiste. Mendoni vërtet se këto vende mund të bëhen anëtare në 2025, kur shteteve si Austria iu janë dashur 10 vjet negociata anëtarësimi për t’u bërë pjesë e BE-së? 

Eduard Kukan, eurodeputet: Kur mua më shtorhet kjo pyetje, se kur mund të presim shtetet e reja anëtare në familjen europiane, unë them gjithnjë 10 vjet dhe llogaris që për Serbinë dhe Malin e Zi mund të marrë pak a shumë 10 vjet. Por dhënia e këtyre datave, mbart në vetvete parimin e motivimit. E di që kryeministri shqiptar është shumë aktiv aktualisht për të organizuar afatet kohore e proçesit të integrimit. Nëse ju dini, që ka një mundësi të vërtetë për të mbyllur negociatat në 2023, atëherë kjo ju shtyn të punoni më shumë, pasi dihet që proçesi varet nga ju. Dihet që proçesi i negociatave është i vështirë dhe kërkues, por ju po ankoheshit se BE-ja ishte shumë e ngadaltë dhe  po e zvarriste zgjerimin dhe ja tani kemi data.

Vullneti politik nga ana e BE-së është aty. Po si e shihni ju situatën politike në Shqipëri dhe kryesisht çështjen e luftës së krimit të organizuar dhe çështjen Tahiri, që e ka përçarë shumë klasën politike shqiptare ?

Eduard Kukan, eurodeputet: Nuk do të komentoj çështjen Tahiri, pasi ne politikanët nuk duhet të komentojmë për çështje që janë sërish në proces. le të lemë drejtësinë të flasë për këtë. Përgjithësisht, dua të them që Shqipëria ka shanse të mira për vitin e ardhshëm për hapjen e negociatave të anëtarësimit. Në shkurt Komisioni do të publikojë strategjinë e zgjerimit, në prill progres raportet. Pra, keni më shumë kohë për rezultate.

Ç’do të thoni me këto rezultate konkrete, Vetting ?

Eduard Kukan, eurodeputet: Nga ç’po dëgjojmë nga Komisioni Europian, Veting ka filluar. Zonja Ruiz Calavera tha, se Vetting po shkon mirë. Nuk ka shumë burime financiare, por problemet mund të zgjidhen, pasi ato janë identifikuar dhe mund të korrigjohen. Pra, mos e dëmtoni këtë moment. Mos e prishni proçesin.

A prisni dhe ju kapjen e peshqve të mëdhenj siç ka deklaruar ambasadori amerikan në Tiranë apo edhe komisioneri Hahn më parë ?

Eduard Kukan, eurodeputet: Po zonjë./abcnews.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY