Ndryshime drastike tek legalistet, zgjidhet nje kryetar i ri per PLL

Ndryshime drastike tek legalistet, zgjidhet nje kryetar i ri per PLL

812
0
Shares

Sylejman Gjana dhe Shpetim Axhami

Partia Levizja e Legaliteti zhvilloi ditën e sotme Kuvendin e 19-të për zgjedhjen e kryetarit të saj. Kryetari në detyrë Sulejman Gjana nuk rikandidoi, ndërsa kandidatët në garë ishin Beniamin Bakalli, një person i afruar te legalistët 2 vjet më parë dhe Shpëtim Axhami me një kontribut 25 vjecar te PLL, thuhet ne nje njoftim te PLL.

Pas analizës 4-vjecare e cila u mbajt nga kryetari Sulejman Gjana dhe diskutimeve, u kalua në votimin për kryetarin e ri. Nga numërimi i votave të 159 delegatëve fitues rezultoi z. Shpëtim Axhami me 108 vota, ndërsa kandidati Beniamin Bakalli mori 49 vota. Legalistët synojnë që zgjedhjet e ardhshme të dalin në zgjedhje si drejtues të një koalicioni të forcave të vërteta të djathta, duke përjashtuar një koalicion me PD, thuhet ne njoftim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY