VIDEO/ Kontrolli i sigurisë rrugore, Policia bën bilancin – Ja ndëshkimet në...

VIDEO/ Kontrolli i sigurisë rrugore, Policia bën bilancin – Ja ndëshkimet në 12 orët e fundit

148
0
Shares

Policia Rrugore e Tiranës gjatë 12 orëve të fundit ka vijuar kontrollet me Drager e Radar. Kontrolle me Radar në rrugët e brendshme të Tiranës, për të parandaluar, evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh që qarkullojnë me shpejtësi, duke u bërë burim aksidenti për veten dhe përdoruesit e tjerë të rrugës.
Kontrolle edhe me Drager për të parandaluar, evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh që drejtojnë automjetet nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.
Në drejtim të shpejtësisë në qendrat e banuara, Policia Rrugore konstaton me shqetësim që në orët e vona të natës drejtues mjetesh qarkullojnë me shpejtësi dy deri në tre herë më shumë sesa lejon tabela, duke bërë dhe gara shpejtësie.
Në këtë kuadër në orët e para të mëngjesit janë evidentuar 5 raste, ku në një rast është rrezikuar dhe jeta e punonjësve të policisë rrugore.
Gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit janë pezulluar 25 Leje Drejtimi për dy deri në tre herë më shumë shpejtësi sesa limiti i lejuar në qendrat e banuara.
Për sa i përket drejtimit të automjetit nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur rezulton se kemi një ulje të ndjeshme të drejtimit të automjetit në gjendje të dehur, por edhe të drejtimit të mjetit nën ndikimin e alkoolit.
Në këtë kuadër janë arrestuar dy drejtues mjeti në gjendje të dehur.
Si dhe janë pezulluar 15 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, por jo deri në kufijtë e dehjes.

Kontrollet kanë konsistuar edhe në evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesëve që:
• nuk përdorin rripin e sigurimit.
• përdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit
• nuk respektojnë sinjalistikën e semaforit
• qarkullojnë pa kaskë mbrojtëse si dhe pa kontroll teknik të mjetit, etj.

Në këtë kuadër, janë vendosur :
* 22 masa administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit,
* 17 masa administrative për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit,
* 8 masa administrative për mosvendosje të kaskës mbrojtëse,
* 3 masa administrative për shkelje të semaforit,
* 6 masa administrative për mungesë kontrollit teknik të mjetit,
* 5 masa administrative për gara shpejtësie,
* 2 masa administrative për xhama të errët,
* si dhe 65 masa të tjera administrative të ndryshme.

Janë bllokuar 7 mjete për mosshlyerje të masave administrative mbi 3 masa.

Policia Rrugore e Tiranës , do vijojë kontrollet e pandërprera me Drager e Radar në të gjithë territorin e qarkut Tiranë me qëllimin e vetëm: Rritjen e sigurisë së jetës në rrugë.

TiranëPolicia Rrugore e Tiranës gjatë 12 orëve të fundit kanë vijuar kontrollet me Drager e Radar.Kontrolle me Radar në rrugët e brendshme të Tiranës, për të parandaluar, evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh që qarkullojnë me shpejtësi, duke u bërë burim aksidenti për veten dhe përdoruesit e tjerë të rrugës.Kontrolle edhe me Drager për të parandaluar, evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh që drejtojnë automjetet nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.Në drejtim të shpejtësisë në qendrat e banuara, Policia Rrugore konstaton me shqetësim që në orët e vona të natës drejtues mjetesh qarkullojnë me shpejtësi dy deri në tre herë më shumë sesa lejon tabela, duke bërë dhe gara shpejtësie.Në këtë kuadër në orët e para të mëngjezit janë evidentuar 5 raste, ku në një rast është rrezikuar dhe jeta e punonjësve të policisë rrugore.Gjatë natës dhe orëve të para të mëngjezit janë pezulluar 25 Leje Drejtimi për dy deri në tre herë më shumë shpejtësi sesa limiti i lejuar në qendrat e banuara.Përsa i përket drejtimit të automjetit nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur rezulton se kemi një ulje të ndjeshme të drejtimit të automjetit në gjendje të dehur, por edhe të drejtimit të mjetit nën ndikimin e alkoolit.Në këtë kuadër janë arrestuar dy drejtues mjeti në gjendje të dehur.Si dhe janë pezulluar 15 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, por jo deri në kufijtë e dehjes.Kontrollet kanë konsistuar edhe në evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesëve që:• nuk përdorin rripin e sigurimit.• përdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit • nuk respektojnë sinjalistikën e semaforit • qarkullojnë pa kaskë mbrojtëse si dhe pa kontroll teknik të mjetit, etj. Në këtë kuadër, janë vendosur : * 22 masa administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit, * 17 masa administrative për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, * 8 masa administrative për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, * 3 masa administrative për shkelje të semaforit, * 6 masa administrative për mungesë kontrollit teknik të mjetit, * 5 masa administrative për gara shpejtësie,* 2 masa administrative për xhama të errët,* si dhe 65 masa të tjera administrative të ndryshme.Janë bllokuar 7 mjete për mosshlyerje të masave administrative mbi 3 masa.Policia Rrugore e Tiranës , do vijojë kontrollet e pandërprera me Drager e Radar në të gjithë territorin e qarkut Tiranë me qëllimin e vetëm : Rritjen e sigurisë së jetës në rrugë .

Publié par Policia e Shtetit sur samedi 25 novembre 2017

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY