MARRËZI PA KUFI/ Drejtori i Autoritetit Portual Durrës “i trembur” nga mbipesha,...

MARRËZI PA KUFI/ Drejtori i Autoritetit Portual Durrës “i trembur” nga mbipesha, bën tender për palestër e muskuj

446
2
Shares
Artjan Qirici

Kilet e tepërta dhe nevoja për të pasur një trup të palestruar duket se ka çuar drejtuesit e Autoritetit Portual të Durrësit drejt vendimit për blerjen e disa pajisjeve, të cilat do iu zgjidhin këtë problem.
Tpz.al disponon dokumentet e një tenderi nga Autoriteti Portual Durrës, ku objekti është për “blerje pajisje palestre” me një fond limit 7.250.000 lekë. Kohëzgjatja për ekzekutimin është 60 ditë nga data e lidhjes së kontratës. Ndërkohë sipas dokumenteve të siguruara nga Tpz.al, rezulton se ky institucion tashmë do të ketë pistë vrapimi, biçikletë, gira, gjyle etj. Të gjitha këto pajisje do të shërbejnë për tonifikimin e trupit, dhe pse jo të shtimit të muskujve.
Autoriteti Portual i Durrësit kontrollon hyrje daljet e mallrave dhe pasagjerëve nga porti më i madh në Shqipëri. Ndërkohë, që gjeneron ligjërisht miliona euro fitime për shtetin, pasi merr taksë nga sheshet, tragetet, anijet e deri te pasagjerët.
Megjithatë, drejtori i këtij institucioni, Artjan Qirici bashkë me vartësit e tij, kanë filluar të shëndoshen. Dhe, për të hequr kilet apo stresin, kanë menduar që në ambientet e portit të bëjnë edhe një palestër.

Sipas dokumenteve, ky autoritet kërkon 29 pajisje për palestrën;
Tërheqës statik i dyanshëm
Stol i rregullueshëm
Stol olimpik 45 °
Stol olimpik i shtrirë
Mbajtëse boshtesh
Kërcitës barkor
Shtytës me stol horizontal peshash
Shtytës këmbësh
Makineri shumë funksional (4 makineri në një
Shtytës në thellësi
Gira
Biçiklet mekanike
Pistë vrapimi
Bosht me gunga
Bosht 150 cm
Bosht 220 cm
Thes boksi
Dorezë boksi
Leva ushtrimore (STRAIGHT ROTATING TRICEPS BAR)
Leva ushtrimore (MULTI-EXERCISE BAR)
Leva ushtrimore (TRAZY BAR)
Leva ushtrimore (TRICEPS ROPE)
Leva ushtrimore (TRICEPS PRESSDOËN BAR)
Leva ushtrimore (COMPLETE HANDLE)
Leva ushtrimore (LAT MACHINE BAR)
Mbajetëse girash
Mbajtëse peshash olimpike
Pesha Olimpike
Shkallë suedeze

Çmenduritë e zyrtarëve dhe institucioneve shtetërore, për të shpenzuar paratë publikë, nuk kanë kufij. E njëjta “sëmundje” për të bërë palestër, duket se i ka prekur edhe institucionet e tjera të kontrollit të kufirit. Në mesin e vitit 2016, të njëjtin tender, me objekt “Blerje dhe instalim pajisje për palestër” bëri edhe Albcontrol, shoqëria shtetërore që menaxhon dhe kontrollon hapësirën ajrore shqiptare.
Drejtoresha e Albcontrol, Belinda Balluku, shpenzoi plot 61 milion lekë të vjetra për vegla palestre. Kjo tregon edhe njëherë, se shpërdorimi i fondeve publike ka infektuar çdo institucion, duke kaluar në heshtje çdo abuzim. Duket sikur këta drejtues nuk kanë punë për të bërë, dhe kohën e lirë kanë vendosur ta kalojnë duke bërë palestër.
Tpz.al do të vijojë të denoncojë çdo qindarkë e qytetarëve që shpërdorohet nga zyrtarët qendrorë e lokal si dhe drejtues institucionesh.

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

2 COMMENTS

  1. Eshtë padituri e gazetarit, që synon të bëjë scoop me një noftim të botuar zyrtarisht në buletinin e Prokurimeve Publike. Gazetari nuk e di që porti detar ka një Forcë Sigurie Portuale, që trajnohet nga amerikanët sidomos në drejtim të parandalimit të akteve terroriste.

  2. Eshtë padituri e gazetarit, që synon të bëjë scoop me një njoftim të botuar zyrtarisht në buletinin e Prokurimeve Publike. Gazetari nuk e di që porti detar ka një Forcë Sigurie Portuale, që trajnohet nga amerikanët sidomos në drejtim të parandalimit të akteve terroriste.

LEAVE A REPLY