AFP: Saimir Tahiri i përfshirë në trafikun e drogës, minon rrugën e...

AFP: Saimir Tahiri i përfshirë në trafikun e drogës, minon rrugën e Shqipërisë drejt BE

163
0
Shares

Përfshirja dhe hetimi i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri në trafikun ndërkombëtar të drogës minon pozicionin e Shqipërisë drejt BE-së.
Agjencia franceze e lajmeve AFP shkruan se zyrtarisht Shqipëria kandidat prej vitit 2014, synon të bindë BE-në që të hapë negociatat në fillim të vitit të ardhshëm.
“Skandali i Tahirit përkeqëson situatën. Saimir Tahiri 38 vjeç, ministër i Brendshëm deri në pranverën e 2017, është i afërt me Kryeministrin socialist Edi Rama. Në një vend kur debati politik rrallëherë është i dhunshëm, ambasadori i SHBA Donald Lu pothuajse u ka dhënë të drejtë të dy kampeve: ‘Shqipëria ka probleme me lidhjet midis trafikantëve dhe politikanëve. Ky nuk është problem i një partie të vetme’. Kjo deklaratë është në kontrast me heshtjen e kujdesshme të kancelarive europiane, të cilat i kanë dhënë mbështetje Edi Ramës që nga ardhja e tij në pushtet në vitin 2013”, shkruan AFP.
Sipas agjencisë franceze të lajmeve, Shqipëria prej vitesh ka qenë eksportuesi më i madh i kanabisit në BE, përfshirë edhe Italinë, sipas raporteve të njëpasnjëshme të Europolit.
“Kjo tregti informale përbën 1/3 e prodhimit të brendshëm të Shqipërisë ose më shumë, sipas burimeve diplomatike perëndimore.
Brukseli beson se autoritetet shqiptare dështuan në identifikimin e grupeve kriminale. Kultivuesit e vegjël kapen rregullisht, por asnjëherë kokat e mëdha. 20 policë, 3 prej të cilëve janë në kërkim sipas urdhër-arresteve të lëshuar më 22 Nëntor, akuzohen për korrupsion në lidhje me këtë trafik. Asnjë zyrtar i lartë nuk ishte përfshirë, deri në momentin kur u shfaq Saimir Tahiri. Tani qeveria sapo ka paraqitur një plan kundër krimit të organizuar dhe në veçanti kundër lidhjeve midis krimit dhe zyrtarëve të lartë të vendit”, thuhet në artikullin agjencia franceze AFP.
Në artikull i kushtohet vëmendje edhe letrës së Kryeministrit Rama drejtuar liderëve të BE-së pak ditë më parë, të cilëve u shpjegonte se Shqipëria nuk është më kryeqyteti evropian i kanabisit sikurse shkruajnë mediat.
AFP citon edhe kreun e opozitës Lulzim Basha, i cili akuzon qeverinë se është e lidhur me trafikantët e drogës.
Shfaqja në publik e skandalit të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, ka lëkundur shumë pozitat e qeverisë.
“Gjashtë muaj pas triumfit në zgjedhjet legjislative, pushteti i Edi Ramës është dobësuar. Rasti shpërtheu në mesin e muajit Tetor pas arrestimit në Itali të një trafikanti shqiptar. Mediat më pas zbuluan përgjimet kompromentuese për Saimir Tahirin”, citon AFP.
AFP risjell në kujtesë deklaratat e Saimir Tahirit, i cili pranoi si gabim të vetëm faktin që u ka shitur makinën vëllezërve Habilaj, pa verifikuar më parë veprimtarinë e tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY