Durrës, arrestohen 3 grabitësit që lidhën dhe dhunuan rëndë çiftin e moshuar...

Durrës, arrestohen 3 grabitësit që lidhën dhe dhunuan rëndë çiftin e moshuar në Shkallnur

159
0
Shares

Arrestohen 3 autorët që dhunuan rëndë një çift pensionistësh në Shkallnur të Durrësit, Maliq dhe Shahe Elezin, pak ditë më parë.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 20 nëntor, në fshatin Shkallnur të Durrësit.
Burimet thane se ishin 3 persona të maskuar, të cilët kanë vjedhur rreth 1 milionë lekë (të vjetra) në banesën e një çifti të moshuarish.
Raportohet se ata i kane ndiere hajdutet dhe janë çuar nga gjumi, por autorët i kanë lidhur dhe dhunuar M. E., 77 vjeç dhe bashkëshorten e tij Sh. E., 69 vjeç.
Policia e qytetit bregdetar tha se ka dyshime që autorët të kenë qenë edhe të armatosur. Ata kanë shoqëruar ne Polici deri tani disa persona të dyshuar, por ende nuk ka të arrestuar.
I moshuari 77-vjeçar ndodhet ne spitalin e Durrësit jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ka nisur hetimet për të identifikuar dhe arrestuar autorët e ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY