Mesdheu kufiri i vdekjes, 33.000 persona humbën jetën për të hyrë në...

Mesdheu kufiri i vdekjes, 33.000 persona humbën jetën për të hyrë në Europë

125
0
Shares

Organizata Ndërkombëtare e Migrimit e konsideron Detin e Mesdheut si “kufirin më vdekjeprurës në botë”, me më shumë se 33.000 emigrantë që kanë humbur jetën në përpjekjen e tyre për të ardhur në Europë, shifër e përllogaritur që nga viti 2000. Edhe pse bilanci i viktimave është ulur që pas prurjeve rekord në tokën europiane nga 2014 në 2016, rreziku i vdekjes gjatë udhëtimit është rritur ndjeshëm, sipas raportit të publikuar nga kjo organizatë e Kombeve të Bashkuara.
Një marrëveshje e diskutuar për frenimin e emigrantëve me Turqinë dhe bllokada detare nga roja e Libisë, e kanë bërë edhe më të rrezikshëm udhëtimin përqark Mesdheut, pasi rruga e refugjatëve është zhvendosur tani drejt Italisë. Më se 161.000 emigrantë dhe refugjatë kanë mbërritur në Europë këtë vit, me 75% të tyre të ardhur përmes Italisë.
Afro 3.000 emigrantë kanë humbur jetën duke u përpjekur të kalojnë gjatë këtij viti. Teksa shifra me gjasa do të rritet përpara se ky vit të përfundojë, sidoqoftë bilanci është shumë më i ulët krahasuar me 2016, ku në Mesdhe humbën jetën 4.757 persona.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY