FOTO GALERI/ Fshati ku çdo familje ka 1 anëtar në Britani –...

FOTO GALERI/ Fshati ku çdo familje ka 1 anëtar në Britani – “Daily Mail” rishkruan për plagën e madhe të shqiptarëve

273
0
Shares

Britanikja “Daily Mail” i ka kushtuar serish nje shkrim shqiptareve dhe kryesisht emigracionit dhe futjes ilegale te shqiptareve ne kete shtet.

Ajo shkruan se ka disa faqe ne rrjetin social Facebook, ku postohen rregullisht foto dhe “selfie” te shqiptareve qe festojnë hyrjen e tyre ilegale në Britani.

“Duke qeshur, duke mbajtur shishe me pije dhe me duart qe tregojne flamurin shqiptar, “selfies” e adoleshentëve janë në faqe të cilat mund të arrijnë 60,000 ndjekës”, shkruan “Daily Mail”.

46AB059F00000578-5115441-image-m-29_1511564033592 46AB059700000578-5115441-image-a-30_1511564044693

Me tej shkrimi vijon: “Dje edhe qeveria shqiptare e quajti Britaninë një vend i arritshem lehtë krahasuar me shtetet e tjera dhe i kërkoi Britanise të kthejë sa më shpejt emigrantët shqiptarë në atdhe. Ndërkohë familjet atje hapur e kanë pranuar dërgimin e fëmijëve të tyre ne menyre ilegale në Britani për të gjetur një jetë më të mirë. Shumë përfundojnë në qendra kujdestarie ose në “mëshirën” e kriminelëve”, sipas një investigimi te Daily Mail”.

“Disa janë të detyruar të punojnë si trafikantë droge për bandat e krimit shqiptar, të cilat policia britanike i përshkroi kohët e fundit si ‘bandat më të pamëshirshme që Britania e Madhe ka parë ndonjëherë”, shkruan ‘Daily Mail”.

46AB059B00000578-5115441-image-a-25_1511564004921 46AB05A300000578-5115441-image-m-24_1511563994205

Një foto te ciles i referohet media britanike tregon një shqiptar në një furgon i cili teksa e ka postuar imazhin ne rrjetet sociale, shkruan: ‘Me shpresen e Zotit, unë do të jem në Angli per Vitin e Ri’.

Një tjetër foto tregon disa të rinj që shtrihen në pjesën e prapme të një kamioni, me tuba frymëmarrjeje për të marrë ajër të pastër.

Foto me mbishkrimin “Rruges për në Londër”, u postua në një faqe Facebook kushtuar ndihmesës së të rinjve të arrijnë në Mbretërinë e Bashkuar nga një zonë e Shqipërisë që quhet Krume – ku pothuajse çdo familje thuhet se ka së paku një anëtar tashmë në Britani, shkruan Daily Mail.

46AB059300000578-5115441-image-a-20_1511563969540

“Rrethuar nga malet me borë, Kruma është “periferia” më e e largët e Londrës”, shkruan me tej “Daily Mail”.

Por pavarësisht se janë 1.600 milje larg kryeqytetit britanik, vendasit në fshatin shqiptar e mendojnë veten e tyre si pjesë e një nga lagjeve të Londrës.

Tabloidi e paraqet zonën si vend pa të ardhme për rininë dhe ajo çfarë iu mbetet atyre është emigrimi në vendet e europës, kryesisht në Britani, ku paguajnë shuma të mëdha, deri në 12 mijë paund, të cilat financohen nga vetë prindërit me shpresën për të iu dhënë një të ardhme të sigurtë fëmijëve të tyre.

46AB05A700000578-5115441-image-m-19_1511563960068 shqiptaret hasi angli

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY