Masakra me e madhe ne nje xhami, vriten ne Egjipt 235 besimtare

Masakra me e madhe ne nje xhami, vriten ne Egjipt 235 besimtare

230
0
Shares

Të paktën 235 persona kanë mbetur të vdekur nga sulmi me bomë dhe armë në një xhami në Egjipt. Ngjarja ndodhi në provincën Sinai, në qytetin Bir al-Abed në veri të vendit, kur besimtarët po kryenin lutjet e së premtes.

Policia lokale njoftoi se disa persona nga katër automjete hapën zjarr ndaj besimtarëve. 80 të tjerë mbetën të plagosur. Mediat vendase njoftuan se Presidenti Abdul Fattah al-Sisi do të takohet me zyrtarë të sigurisë për të diskutuar incidentin. Nuk dihet ende se kush është përgjegjës për këtë sulm.

Egjipti po lufton me një kryengritje islamike, e cila është intensifikuar që nga viti 2013. Militantët xhihadisë kanë kryer sulme pasi ushtria e Egjiptit përmbysi presidentin islamik, Mohammed Morsi në korrik të vitit 2013. Qindra policë, ushtarë dhe civilë janë vrarë që atëherë, kryesisht në sulme të kryera nga grupi i Provincës Sinai, i cili është i lidhur me të ashtuquajturin Shteti Islamik (ISIS).

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY