SHËNIM/Rama nuk i kontrollon dot, ata e kontrollojnë Ramën

SHËNIM/Rama nuk i kontrollon dot, ata e kontrollojnë Ramën

102
0
Shares

Përmes gjyqtarëve të korruptuar dhe kazanit të drejtësisë, sic i konsideron Edi Rama sistemin aktual të gjyqësorit dhe akuzës në vend ia doli të shkarkonte nga akuzat 20 vjecare miqtë e tij ëm të ngushtë, ose më mirë stafin elektoral që e bëri kryetar bashkie për herë të parë në vitin 2000. Prej sot “Hakmarrja për drejtësi” mund të rimbursohet nga qeveria e Ramës për të gjitha të zezat që i kanë gjetur nga viti 1996 e deri më sot. Fill pas vendimit ata e hodhën hapin e parë të skenarit që ka disa kohë që thuret e lidhet plotësisht me zgjedhjet e qershorit, opozitën dhe jo pak edhe Ilir Metën. Kërcënuan Berishën, Sollakun dhe në listë ka plot njerëz që sipas tyre u kanë rënë në qafë. Në listë kanë edhe Fatos Nanon.

Rama fitoi zgjedhjet në vitin 2013 pa u rritur aspak si opozitë në krahasim me vitin 2009. Por fitoi me modelin. Pothuajse mundi PD në Shkodër përmes deputetit Tom Doshi, shfarosi PD në Lac përmes deputetit Armando Prenga dhe ndau votat në Lezhë përmes deputetit Arben Ndoka. Paulin Sterkaj është i pamjaftueshëm të zëvëndësojë të gjitha efektet.

Ky model ka rënë. Në veri e ka të vështirë të marrë deputetë ashtu si në vitin 2013. Tom Doshi është ftohur me PS, Armando Prenga ka humbur Kënetën dhe ka fituar armiqësi të reja në zonë, Arben Ndoka ka humbur mandatin dhe nuk është i sigurtë nëse do mbajë përfitimet që ka pasur.

Kështu që diferencën do ta bëjë Shqipëria e mesme. Opozita ka fituar zonat e humbura në veri, ka shtuar terren në Fier, po forcohet në Vlorë. PS i duhet të përballojë socialistët e Ben Blushit në Korcë dhe Tiranë, agresionin e Metës në Durrës dhe Berat. Kështu që llogaritë nuk dalin për Edi Ramën.

Taktika kësaj rradhe importohet nga veriu në Shqipërinë e mesme. Edi Rama do të mbledhë votat në Tiranë dhe Durrës me kriminelë të pafajshëm. Po ashtu do të ruajë numrat në Fier dhe Vlorë me të njëjtit kriminelë të pafajshëm.

Dalja nga burgu e Lul Berishës, sot e Hakmarrjes për drejtësi, nesër e Aldo Bares dhe Emiljano Shullazit rrezik edhe e Dritan Dajtit e kthen betejën elektorale të qershorit në një fashë kriminale, të rrezikshme që mund ta kthejë vendin tek ’97 por kësaj here një krim i kontrolluar, i komanduar dhe shpërblyer sipas rregullave të qarta.

Skenari ka një pjesë që flet për lirimin e Jaho Mulosmanit dhe rrëzimin e akuzave për Izet Haxhinë. Nuk dihet nëse ia del deri në zgjedhje por gjyqësori i korruptuar nuk ka shërbyer kurrë më shumë se kësaj here në funksion të qeverisë.

Rama ka hapur një shteg të rrezikshëm. Ka ndodhur që politikanë të lirojnë kriminelë, por kanë qenë politikanë që i kanë kontrolluar ata. Rasti i Ramës është i rëndë dhe i frikshëm. Rama nuk i kontrollon dot, ata e kontrollojnë atë. Kryeministri mund të dojë vetëm 71 vota. Ata mund të sjellin 120. Dhe pastaj shqiptarët mbi 20 vjec e kanë parë se cfarë ndodh në këto raste në Shqipëri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY