VIDEO/ Paniku në Londër, policia zbardh të vërtetën për ‘sulmin’

VIDEO/ Paniku në Londër, policia zbardh të vërtetën për ‘sulmin’

195
0
Shares

Policia metropolitane ka lëshuar një komunikatë për media, ku shpjegon në detaje lidhur me panikun e krijuar në stacionin e metrosë “Oxford Circus”.Sipas raportit thuhet se policia kishte marrë disa telefona për të shtëna armësh që janë dëgjuar në stacionin e metrosë afër rrugës Oxford, gjë që detyroi autoritetet e sigurisë t’i përgjigjen për tu bindur nëse kishin “të bënin me terrorizëm”.
Incidenti filloi pas disa raportimeve për të shtëna në afërsi të hekurudhës në metronë e Londrës, ku më pas pasagjerët filluan të vrapojnë dhe evakuohen nga policia në zona më të sigurta. Si pasojë e panikut, telefonatat në stacionet e policisë sa vinin e rriteshin, dhe për këtë arsye u krijua një kaos në kryeqytetin e Anglisë.
“Rreth orës 16:38 të premten e 24 nëntorit, policia filloi të pranoj dhjetëra telefonata brenda një periudhe të shkurtë kohore, për të raportuar të shtëna armësh në disa lokacione të ndryshme në rrugën Oksford si dhe në metronë Oxford Circus”, njoftoi Policia.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY