SALI BERISHA/ Rruga e Kombit dhe tallja e radhës e Edi Ramës...

SALI BERISHA/ Rruga e Kombit dhe tallja e radhës e Edi Ramës me Rrugën e Arbrit

295
0
Shares

Pergjigje zotit Genti Sllova per mesazhin e tij per Rrugen e Arbrit!
Te dashur miq, zoti Genti Sllova me ka derguar ne inboxin tim mesazhin qe vijon:
“Pershendetje zoti Berisha desha te dije nga ju se çfar mendoni ju per rrugen e Arbrit dhe diskutimin qe po behet sot rreth saj,per tendrin qe shpallur nga Rama per rrugen e Arbrit rruge te cilen ju nuk e perfunduat por i spostuat fondet ne autostraden Tirane Elbasan”.

Lidhur me rrugen e Arbrit sqaroj Gentin sa vijon:
Se pari, ne vleresimin tim Rruga e Arbrit, per nga rendesia e saj, ne raportin e shqiptareve me Tiranen dhe bregdetin, eshte rruga e dyte me e rendesishme e Kombit. Kjo rruge afron si asnje tjeter me 100 km Shkupin me Tiranen dhe u jep dibraneve trajektoren apo lidhjen me te shkurter me kryeqytetin e vendit. Une nuk jam dakord me kundershtite e specialisteve, sipas te cilave kjo rruge ne rrafshin ekonomik nuk eshte fizibel. Ata me te drejte shprehen se, per te qene e tille duhet qe te kete nje trafik se paku prej 5 mije automjetesh ne dite dhe kjo nuk arrihet dot. Mirepo, keta zoterinj harrojne se krahas fizibilitetit ekonomik ekziston dhe fizibiliteti kombetar, me i rendesishem se i pari. Po shtoj ketu se nje qendrim te tille, specialiste vendas dhe te huaj kane mbajtur edhe per rrugen e Kombit, aq sa ajo u be molle sherri politike midis qeverise dhe opozites socialiste. Edi Rama shpalli se Rruga e Kombit ishte rruga e asgjekundit. Prandaj dhe ai dergoi ne Thirre grupin e tij parlamentar me autobuza dhe çadra te bllokonte me greve urie ndertimin e Tunelit. Por aty u dolen fshataret e Fanit me hunj dhe iu thane se nuk u lejojme te vendosni ketu çadrat per te na penguar ndertimin e rruges qe eshte jetike per Mirditen dhe te gjithe shqiptaret. Sot perfitimi i Shqiperise nga ndertimi i rruges se Kombit eshte rreth 300 ml euro ne vit.
I bindur se ne vleresimin e leverdise se rruges se Arbrit duhet te mbizoteroje fizibiliteti kombetar, qeveria ime vendosi ndertimin e kesaj rruge. Mbi bazen e ketij vendimi, pas perfundimit te projektit, qeveria nisi punimet dhe ndertoi 32 km e para, ne segmentin nga Blaca ne Klos dhe segmentin nga Tirane pertej Shpalit, i cili ishte shkembor, me ura, tunel dhe nder me te veshtiret. Pra u perfundua me shume se gjysma e rruges se Arbrit me urat dhe tunelet e Tujanit dhe Qaf Buallit. Keshtu mbeten per t’u ndertuar edhe 27 km. Ne kete segment te paperfunduar jane dhe dy veprat me te rendesishme te rruges se Arbrit; ura e Vashes dhe tuneli i Qaf Murrizit. Te 32 km e rruges se Arbrit jane ndertuar me fonde te buxhetit te shtetit kurse autostrada Tirane -Elbasan eshte ndertuar me financimin e Fondit te Abu Dabit dhe Bankes Islamike, pra kane patur financime te ndryshme.
Rruga e Arbri do te kishte perfunduar dhe fondet buxhetore ekzistonin plotesisht por punimet u nderprene per faktin se kompania daneze e konsulences konstatoj pas studimeve te reja gjeologjike se tuneli i Qafe Murrizit nuk mund te hapej ne kuoten e percaktuar nga projekti dhe se duhej spostuar rreth 100 m me siper. Kjo kerkonte nje projekt te ri per segmentin e tunelit dhe Ures se Vashes, e cila ne mos gaboj do te jete dhe ura me e larte e vendit.
Ne fillim te vitit 2013 perfundoi projekti i ri, dhe nje komapani gjigande kineze tregoi interes, paraqiti oferte per ndertimin e saj, me nje kredi te bute qe do te levrohej nga qeveria kineze. Qeveria nisi negociatat dhe ra dakord per termat e kontrates. Edi Rama, ndonese kishte kundershtuar gjate fushates ndertimin nga kompania kineze te rruges se Arbrit, ra dakord me kompanine per ndertimin e saj dhe njoftoi publikisht se rruga e Arbrit do perfundonte ne vitin 2016 se ndertuari plotesisht. Por nje afere korruptive midis Rames dhe kompanise kineze beri qe qeveria kineze te ndermarre nje hetim ndaj kompanise dhe kontrata u anullua.
Ne kater vitet qe kaluan, nga 3.2 miliard euro investime, qe Rama i beri rrush e kumbulla, do mjaftonin vetem 220 milion euro per te perfunduar 27 km te mbetura te rruges se Arbrit, per te cilen ai shpallte çdo vit, gjate kater viteve te shkuara, se do te fillonte.
Lidhur me tenderin e fundit te shpallur nga Edvini per ndertimin e rruges se Arbrit, mendoj se eshte bllofi dhe tallja e tij e radhes ndaj Dibres dhe dibraneve.
Se pari, kemi te bejme me financim te paqarte. Nga mediat ka akuza se ky tender po perdoret nga Rama per te lare para droge dhe kjo eshte shume e rende. Pa verifikimin e ketyre akuzave projekti mund te bllokohet pafundesisht ne çdo moment nga drejtesia.
Se dyti, vleresoj shume aftesite dhe kapacitet e medha reale te kompanive shqiptare, por personalisht per tunelin e Qaf Murrizit, qe ndertohet ne nje zone gjeologjike problematike, dhe uren e Vashes, ndofta ura me e veshtire ne konstruksion, mendoj se duhet hapur tender nderkombetar dhe perzgjedhur kompani te medha me eksperience te certifikuar ne ndertimin e veprave te tilla te veshtira dhe delikate.
Se fundi, pas shtyrjes se pajustifikuar, pas vitit 2013, prej kater vitesh e fillimit te punimeve ne segmentin e pandertuar te rruges se Arbrit, mendoj se per perfundimin e shpejte te saj, kerkonte ndertimin e saj me parate e buxhetit. Vetem me parate e buxhetit te shtetit rruga e Arbrit mund te perfundonte brenda 2.5 – 3 viteve. Por Rama, nje njeri qe ushqen nje urrejtje patologjike te trasheguar ndaj Veriut dhe Verilindjes se Shqiperise, nuk mund te prekte buxhetin per ndertimin e saj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY