MEDIAT BELGE/ Shqipëria gangrenë e trafikut të drogës – Lidhjet ndërmjet...

MEDIAT BELGE/ Shqipëria gangrenë e trafikut të drogës – Lidhjet ndërmjet trafikantëve me ministrat e qeverisë janë shumë të rëndësishme

108
0
Shares

Për Shqipërinë mund të jenë thënë shumë në mediat e huaja, por është hera e parë që e quajnë “gangrenë” të trafikut të drogës. Kësaj radhe është “La Libre”, gazeta belge që në një reportazh përshkruan fuqinë e trafikantëve të drogës, të lidhur me qeverinë.
Reportazhi i dy gazetarëve Jean-Arnault Dérens dhe Laurent Geslin, nis me një vlerësim për vendin tonë, për të kaluar menjëherë në bëmat e Tahirit.
“Shqipëria e kryeministrit Edi Rama prej kohësh ka qenë shembull ‘i nxënësit europian’ në Ballkan. Por që nga viti 2014, kur shpërtheu trafiku i drogës, Perëndimi nisi të ngrejë tonet. Të hënën, në 16 tetor, policia e Katanias, në Siçili ndërmori një operacion kundër një bande shqiptarësh që kontrollonin trafikun e armëve dhe të drogës, dhe që kishin qarkulluar gati 300 milion euro në 4 vite”
Reportazhi vazhdon me lidhjet e Habilajve që shkojnë lart në qeveri, deri kur përmendet Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.
“Shtatë vetë të arrestuar, mes tyre shefi i grupit, Moisi Habilaj, 39 vjeç. është kushëri me Saimir Tahiri, Ministër i Brendshëm nga viti 2013 deri në 2017, dhe sipas përgjimeve telefonike të italianëve, të dy kishin qenë disa herë në kontakt me njëri-tjetrin.
“Nëse vini në Shqipëri, dijeni që policët janë të korruptuar dhe ka raste kur vetë shefi i policisë më ndihmon të ngarkoj mallin”, shpjegon Moisi Habilaj njërit prej kontakteve të tij në Siçili, në një bisedë të përgjuar nga karabinierët.
Ndërkohë një tjetri, i shpjegojnë se “duhet t’i çojmë 30 mijë euro Saimirit”, shkruajnë gazetarët e huaj, duke bërë të famshëm edhe në Belgjikë bandën e Habilajve, lajmet e së cilës po bëjnë xhiron e mediave evropiane.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY