Gjermani, trafik 400 mijë euro marihuanë nga Shqipëria, në pranga një serb,...

Gjermani, trafik 400 mijë euro marihuanë nga Shqipëria, në pranga një serb, një malazez dhe një shqiptar

126
0
Shares

Një bandë tregtarësh të drogës është çmontuar nga policia gjermane në rrethin e Sarstedt Gödringen, ndërsa droga e kapur kap vlerën e 400.000 eurove. Hetimet ndaj bandës kishin nisur në muajin prill nga prokurori i Hanoverit, ndërsa tre persona janë arrestuar, një shqiptar, një malazez dhe një serb.
Një burrë nga Mali i Zi, shofer 34 vjeçar me një traktor dhe një serb po 34 vjeç, drejtuesi i një kamionçine u arrestuan gjatë transferimit të drogës. Ishin qentë antidrogë, ata që zbuluan lëndën narkotike, nga pesha totale është 160 kg marihuanë. Një tjetër i dyshuar, një shqiptar 39 vjeçar u arrestua në një apartament në Sarstedt
Në kërkimet e mëvonshme të apartamenteve në Hanover dhe Hanover Empelde, policia gjeti edhe 20 kg marihuanë si dhe sende të tjera për përpunimin e drogës. Gjithashtu, u kapëm edhe 23 mijë euro para të gatshme dhe dy makina. Në total, janë kontrolluar gjashtë apartamente
Vlera e shitjes së marihuanës së konfiskuar deri tani ka të ngjarë të jetë më shumë se 400,000 euro, shkruajnë mediat gjermane.
Personat e akuzuar importon kontrabandë të sasive të mëdha të marihuanës nga Shqipëria në Republikën Federale të Gjermanisë dhe të shitjes në të gjithë Gjermaninë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY