NARD NDOKA/ I dashur Hahn duro, pas pak javësh do na përgëzosh

NARD NDOKA/ I dashur Hahn duro, pas pak javësh do na përgëzosh

105
0
Shares

Kriza politike në vend është tipike “alla shqiptare”, që nuk mund të kuptohet as perceptohet nga Hahn, as nga disa politikane të “europianizuar” shqiptare.
Kriza nuk lindi nga opozita, kriza nuk lindi në një ditë, kriza nuk mund të jete jetime, por tashmë po rritet nga arroganca e qeverise, nga mungesa e dialogut e konsensusit politik.
Kriza ka dy palë, pozitën dhe opozitën, pozita e ka zgjedhur rrugën e saj: zgjedhje midis dy partive te majta (PS-LSI), konkurrim primitiv kush parti do dale force e pare, e vetmja alternative që deëgjohet sot!
Opozita nuk është vetëm PD, por disa parti që përbëjnë sot mozaikun e pluralizmit tek e djathta, qendra dhe më shumë.
Pse nuk jemi sot NE, me qeverinë (PR, PDK, LZHK, PAA, PBDNJ, AK, PLL e PBK)?!
Qeveria na ka ofruar shumë “privilegje” në qeverisje e në “natyre”, disa ndërkombetarë na ofruan më shumë mandate në Kuvend pa PD-në!
Ofertat kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë maksimaliste, madje edhe një deklarate kundër PD, Bashës e Berishës e ka një çmim, madje jo të vogël!
Ne kemi zgjedhur standardet, kauzën e votës së lirë, NE nuk kemi zgjedhur PD-në, se shpesh jemi rreshtuar edhe kundër saj pikërisht për standardet e votën, por sot jemi me Bashën dhe do vazhdojmë ta mbështesim me një kosto pragmatiste elektorale për NE më të vegjlit, por duke fituar politikisht dhe moralisht përballë të pamoralshmeve Edi Rama e Ilir Meta!
I dashur Hahn të mirëkuptojmë, duke qenë të vetëdijshëm që ti nuk mundesh të kuptosh realitetin shqiptar, as intrigat e Rames, as të Metes, as të europarlamentarëve shqiptare!
NE i kemi dalë për Zot kauzës, që krizën politike ta kthejmë në liri për të gjithë.
Durim edhe pak ditë Zoti Hahn, do të shohësh, se kriza do të zgjidhet me përgjegjësi kombëtare dhe me axhendë, që Ju do ta përgëzoni vetëm për pak javë!
Lirinë e kemi fituar dhe duhet ta mbrojmë vetë, kjo është sfida midis partive të zhytura në korrupsion dhe afera e nen efektin e dehjes nga kanabisi nga njera anë dhe ‘Republikës së Re’ që po tenton lirinë dhe respektin për të ardhmen tonë kombëtare Euroatllantike!
Më mirë 4 – 5 muaj në krizë, se sa 8 vite nën një pushtet “alla Erdogan apo Putin”!
Me shumë respekt për Ju, i dashur Hahn, i sigurt që kumti Juaj do të na ndihmojë për të shtuar dozën e qetësisë ndaj kundërshtarëve tanë politik, të cilët janë kthyer në një pengesë serioze për lirinë e të drejtat themelore të qytetarëve shqiptarë!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY