EMRI/ Fier, prangoset 22-vjeçari për seks me vajzën e mitur, shokon me...

EMRI/ Fier, prangoset 22-vjeçari për seks me vajzën e mitur, shokon me dëshminë “viktima” 13-vjeçare

217
0
Shares

Policia e Fierit arrestoi sot në flagrancë shtetasin Oltjon Buzi, 22 vjeç, banues në Kallm, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur e cila ishte larguar nga banesa.
“Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi në datën 23. 11. 2017, rreth orës 22:30, në fshatin Kallm i Madh, është kapur në flagrancë me një vajzë të mitur 13 vjeçe, e cila ishte larguar nga banesa e saj. Ky shtetas dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën”, tha policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me të mitur” parashikuar nga Neni 100 i Kodit Penal.
Pas arrestimit të të riut në Fier, i akuzuar se ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur vetëm 13-vjeçare, vjen reagimi i parë i vajzës.
Vajza ne polici ka deklaruar e qetë se nuk është përdhunuar, por ka befasuar me dëshminë e saj, teksa ka thënë se ajo dhe djali i prangosur janë prej një viti në një lidhje intime bashkë.
“Kam ikur me dëshirë nga banesa, ne të dy jemi prej një viti të lidhur se bashku, jemi të dashuruar” ka thënë vajza në polici.
“Unë i propozova të largoheshim”, ka shtuar ajo.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY