FOTO/ Studentja lind fëmijën dhe e hedh nga dritarja e konviktit

FOTO/ Studentja lind fëmijën dhe e hedh nga dritarja e konviktit

201
0
Shares

Një studente në një kolegj në Kinë mësohet se e hodhi beben e saj të porsalindur nga dritarja e dhomës së konviktit pasi e lindi në fshehtësi.
Bebja, gjinia e të cilit nuk dihet, u gjet i vdekur në një rrugicë pranë konviktit të shkollë së saj. 19-vjeçarja, sipas Daily Mail, studion në Kolegjin e Inxhinierisë në Xi’an, në veriperëndim të Kinës dhe njëkohësisht ndiqte një trajnim për të qenë mësuese në sistemin parauniversitar.
Studentët e tjerë thanë se kishin parë momentin e tmerrshëm kur bebja ishte hedhur nga dritarja nga kati më lart. Nëna adoleshente akuzohet se e ka hedhur foshnjën gjatë natës dhe të nesërmen në mëngjes ka shkruar në mësim normalisht.
Fotografitë e bebes së vdekur u publikuan më 21 nëntor.
Prindërit e vajzës thuhet se nuk kishin dijeni për shtatzëninë e saj.
Autoritetet kanë nisur hetimet për rastin në fjalë dhe policia po heton nëse fëmija ka qenë gjallë para se të hidhej nga dritarja ose jo. Nëse rezulton kështu, 19-vjeçarja, identiteti i të cilës nuk dihet, mund të akuzohet për vrasje me dashje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY