Patozi: Sherifët e “Policisë që do” Edi Rama çanë ferrën dhe u...

Patozi: Sherifët e “Policisë që do” Edi Rama çanë ferrën dhe u zhdukën, arratisja flet më shumë se çdo arrestim

120
0
Shares
Astrit Patozi

Lidhur me zhvillimet më të fundit në vend, që janë të përqendruara tek dekonspirimi dhe dështimi i operacionit për kapjen e tre ish-funksionarëve të lartë të policisë, ka reaguar edhe ish-deputeti demokrat Astrit Patozi. Në një postim në rrjetet sociale Patozi shprehet se arratisja e tyre flet më shumë se çdo arrestim që mund të bëjë policia e Edi Ramës.
Postimi i Astrit Patozit:
Janë tre ish-drejtues të lartë policie, të cilët prej ditësh po i fshihen drejtësisë, pasi prokuroria u preu fletëarrestet për lidhje me krimin e organizuar. Kam frikë se po të kishin qenë trafikantë droge në vend të tyre, të paktën njeri do të ishte dorëzuar vetë, për të mos e komplikuar më shumë pozitën e vet juridike. Në këtë kuptim, nuk ka më asnjë dilemë publike se çfarë është tamam shteti dhe “policia që duam” e Edi Ramës. Ndaj nuk e po e marr vesh fare se pse po konsiderohet skandal më i madh fakti që urdhëri i prokurorisë nuk po zbatohet, se sa që ish-sherifët e ligjit të “Rilindjes” kanë çarë ferrën dhe janë zhdukur në drejtim të paditur. Sigurisht, arrestimi i tyre mund të ketë vlerë për drejtësinë dhe për të ndriçuar plotësisht të vërtetën e shkallës së implikimit të tyre. Por politikisht, ata kanë kryer punë, madje e kanë bërë me shumë devocion këtë gjë. Sepse i bie që të kenë marrë mbi shpinë edhe më shumë se veprat për të cilat i akuzon zyrtarisht prokuroria. Për këtë arsye ikja e tyre sot flet më shumë se çdo deponim i mundshëm përballë prokurorit dhe gjykatësit, sado të zhvilluar që ta kemi fantazinë. Por uroj shumë që këtë ta kuptojnë edhe udhëheqësit zyrtarë të opozitës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY