VIDEO/ Shkarkimi i kreut të KQZ, Basha-Ramës: Nëse ndodh do të marrësh...

VIDEO/ Shkarkimi i kreut të KQZ, Basha-Ramës: Nëse ndodh do të marrësh përgjigjen e merituar

99
0
Shares

Në deklaratën për shtyp që dha pas takimit të punës me disa deputetë të njohur të PD, kreu i opozitës Lulzim Basha u pyet nga gazetarët edhe për kërkesën e mazhorancës për shkarkimin e kreut të KQZ-së, Klement Zguri. Basha hodhi poshtë çdo mundësi për shkarkimin e Zgurit dhe theksoi se nëse Edi Rama ka ndërmend të realizojë një lëvizje të tillë antikushtetuese, do të merrte përgjigjen e merituar. “Nuk ka asnjë mundësi kushtetuese që Kryetari i KQZ-së të shkarkohet nga kjo mazhorancë. Çdo hap i tillë do të përbënte një shkelje flagrante të Kushtetutës dhe do të marrë përgjigjen e merituar”, deklaroi Basha. Po ashtu, ai theksoi qendrimin e palëkundur të Partisë Demokratike për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm, pas përfundimit të mandatit të Adriatik Llallës. “Qëndrimi ynë është i prerë për Prokurorin e Përgjithshëm, është i qartë: Nuk mund ta miratojë Edi Rama, Saimir Tahiri, Qazim Sejdini, Vangjush Dako. Nuk do të pranojmë kurrë ta emërojnë subjektet e hetimit”, theksoi Basha.

Në kryesinë e Kuvendit për të diskutuar me deputetët për përgjegjësinë e Edi Ramës dhe Fatmir Xhafajt për dekonspirimin dhe mbrojtjen politike të shefave të policisë, të implikuar në kultivimin dhe trafikimin e drogës. Xhafaj nuk e arreston ish drejtorin e Vlores, sepse vëllai i tij, trafikant ndërkombëtar kokaine, shëtit i lirë në Vlorë. Krimi nuk luftohet sa kohë kryeministër është Edi Rama, që ka për qëllim mbrojtjen e vetes, vëllait të tij, duke mbrojtur Tahirin, Dakon, Çakon, Sejdinin.

Publié par Lulzim Basha sur vendredi 24 novembre 2017

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY