Akuza e “fortë” e LSI: Kazani i krimit do të nxjerrë emrin...

Akuza e “fortë” e LSI: Kazani i krimit do të nxjerrë emrin e Edi Ramës, kryeministri ka fshehur 3 ish-zyrtarët e policisë

161
0
Shares

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka dalë sot në një deklaratë për shtyp, ku ka hedhur akuza të forta në drejtim të kryeministrit Edi Rama, i cili sipas saj është rreshtuar në kahun e kundërt të drejtësisë. “Askush më mirë se Edi Rama nuk e di se ku fshihen të kërkuarit e drejtësisë. Ai me mikun e tij dhe bashkëpunëtorin e tij Saimir Tahiri janë në dijeni të çdo lëvizjeje të tyre dhe në dispozicion të fshehjes së tyre. Kjo për faktin e thjeshtë se nëse dikush nga ata flet, nxjerr emrin e Edi Ramës”, tha Kryemadhi me tone të ashpra. Sipas kryetares së LSI-së, fshehja e 3 ish-drejtorëve të policisë, për të cilët Prokuroria e Krimeve të Rënda ka paraqitur urdhër-arrestet është vepër e Edi Ramës, i cili mbron klanin Habilaj, në mënyrë që ti shmanget edhe vetë drejtësisë. “Tre urdhërarrestet më të fundit për tre drejtues të lartë të Policisë së Shtetit janë faktet më të fundit alarmante që tregojnë se rendi nuk ekziston më. Përfshirja në trafikun e lëndëve narkotike të kupolës së Policisë së Shtetit vërteton edhe njëherë akuzat tona dhe një pjese të medias se narkoshteti nuk e ka ndaluar aktivitetin e tij. Përkundrazi, me fshehjen që po i bën tre të akuzuarve të drejtësisë, po tregon se vijon të jetë pjesë e bandiditzmit të Habilajve dhe tregon edhe njëherë pse nuk janë ndaluar nga Policia, dy vëllezërit Habilaj që janë në kërkim. Askush më mirë se Edi Rama nuk e di se ku fshihen të kërkuarit e drejtësisë. Ai me mikun e tij dhe bashkëpunëtorin e tij Saimir Tahiri janë në dijeni të çdo lëvizjeje të tyre dhe në dispozicion të fshehjes së tyre. Kjo për faktine thjeshtë se në dikush nga ata flet. Flet për çorbën që zien në kazanin e krimit që do të nxjerrë në krye emrin e Edi Ramës”, deklaroi Kryemadhi.

Më ndiqni live në konferencë për shtyp nga selia e LSI-së

Live nga Selia e LSI

Publié par Monika Kryemadhi sur jeudi 23 novembre 2017

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY