Deklaratë befasuese e deputetit të PS: Është normale që të arratisen 3...

Deklaratë befasuese e deputetit të PS: Është normale që të arratisen 3 ish-zyrtarë të policisë

145
0
Shares

I ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ të gazetarit Ylli Rakipi në ‘News24’, deputeti i PS, Ulsi Manja ka komentuar 3 urdhër arrestet e Prokurorisë për 3 ish- zyrtarët e policisë Jaerd Çela, Sokol Bode dhe Gjergj Kohila, të cilët dyshohen si të implikuar në prodhimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike. Manja tha se është normale që 3 ish zyrtarët të arratisen, pasi sipas tij ka 27 vite që nuk është zbatuar ligji.  “Është një situatë normale në gjykimin tim, pasi ka 27 vite që nuk është zbatuar ligji, dhe opinioni publik nuk ka qënë mësuar me këto lajme. Ky është një procedim i filluar që në 2016 ,dhe uroj të mos jetë thjesht me materialet e përkthyera të ardhur nga Katania, por të ketë prova nga prokuroria e Krimeve të Rënda. Një oficer policie, duhet të dorëzohet para drejtësisë lidhur me ato akuza që ngarkohet”- tha ai. Ndërkohë deputeti i PD, Oerd Bylykbashi tha se Saimir Tahiri ka bërë 5 milionë euro për 2 muaj që nga koha që u bë ministër i Brendshëm. /BW/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY