EMRAT/ Ja cilët janë 4 kandidatë që mund të zëvendësojnë kryeprokurorin Adriatik...

EMRAT/ Ja cilët janë 4 kandidatë që mund të zëvendësojnë kryeprokurorin Adriatik Llalla

740
0
Shares

Mandati i Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla përfundon në datën 2 dhjetor dhe kryeministri po nxiton drejt zgjidhjes së kësaj çështje duke emëruar një kryeprokuror të përkohshëm me shumicë të thjeshtë votash në Parlament, si pasojë e moskonstituimit të KLP-së. Në seknë ndërkohë kanë dalë disa emra për kandidatë të mundshëm që mund ta pasojnë Adriatik Llallën. Katër prej tyre janë zbuluar mbrëmë në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku. Ata janë Henrik Ligori (Prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda), Dritan Rreshka (Prokuror që ka drejtuar disa çështje të bujshme), Ferdinand Elezi, (kryeprokuror në Prokurorinë e Apelit në Durrës) dhe Anila Leka, Prokurore në Prokurorinë e Përgjithshme). Deri më sot asnjë prej këtyre katër emrave nuk është zyrtarizuar si kandidat apo si i përzgjedhur për t’u votuar në Kuvend.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY